deliu kodra haxhiu ministrja me e dobet dhe e paafte ne histori te kosoves 6887ee0e34fcc

Deliu-Kodra: Haxhiu, ministrja më e dobët dhe e paaftë në histori të Kosovës

July 28, 2025
1 minut lexim

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra i ka reaguar sërish ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiut.

Ajo thotë se nuk do të ishte marrë fare me Haxhiun po të mos ishte “ministrja më e dobët dhe e paaftë në histori të Kosovës”.

Poashtu deputetja Deliu-Kodra shton se vetëm pasi Haxhiu ta zbardhë rastin e Astrit Deharit, “mund ta marrë seriozisht çdo reagim të saj”.

“Paska reaguar deputetja Albulena Haxhiu. Nuk do të isha marrë fare me të, po të mos ishte ministrja më e dobët dhe paaftë në histori të Kosovës. Vetëm pasi ta “zbardhë” rastin e Astrit Deharit – mund ta marrë seriozisht çdo reagim të saj”, thuhet në postim.

Pos kësaj, Deliu Kodra thotë se Haxhiu po bën thrirje për vetëgjyqësi.

“Ajo po thotë se, meqë unë paskam votuar për Gjykatën Speciale, burri i saj ka të drejtë të më sulmojë mua. Merreni me mend”, shkruan deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Të dashur qytetarë, kjo grua ka qenë ministre e Drejtësisë për katër vite. Unë jam deputete, dhe ajo flet kështu për mua, imagjinoni çfarë mund t’u ndodhë qytetarëve të zakonshëm të këtij vendi që i dalin përballë një pushteti që nuk njeh as norma ligjore, as morale. Sa turp”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zekirija ramadani i vetedijshem per forcen e copenhagenit por ka shpresa per rezultat pozitiv 6887ee0b40f06
Lajmi i mëparshëm

Zekirija Ramadani i vetëdijshëm për forcën e Copenhagenit, por ka shpresa për rezultat pozitiv

google sistemi i alarmit deshtoi gjate termetit ne turqi 6887eefb9ad5b
Lajmi i radhës

Google: Sistemi i alarmit dështoi gjatë tërmetit në Turqi

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë