delegacioni i universitetit te tetoves mori pjese ne shenimin e pervjetorit te magna charta universitatum qe u mbajt ne londer 6916f64f5a134

Delegacioni i Universitetit të Tetovës mori pjesë në shënimin e përvjetorit të Magna Charta Universitatum që u mbajt në Londër

November 14, 2025
1 minut lexim

Shkup, 14 nëntor – Delegacioni i Universitetit të Tetovës, i kryesuar nga Rektori, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, dhe Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Salajdin Salihi, mori pjesë në përvjetorin e Magna Charta Universitatum, i cili u mbajt në Londër prej 11–13 nëntor 2025.

Përvjetori i Magna Charta Universitatum është një ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare në lëmin e arsimit të lartë, ku marrin pjesë drejtues universitetesh, akademikë dhe ekspertë nga e gjithë bota.

Tema kryesore e konferencës ishte: “Për çfarë shërbejnë universitetet? Parimet, vlerat dhe përgjegjësitë e arsimit të lartë në një botë të fragmentuar.” Këtë vit debati u fokusua në rolin e universiteteve për të promovuar lirinë akademike, autonominë institucionale, inovacionin dhe përgjegjësinë shoqërore, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në një kohë kur bota përballet me sfida komplekse.

Gjatë konferencës, delegacioni i Universitetit të Tetovës pati mundësinë të njihet me praktikat më të mira ndërkombëtare në arsimin e lartë, të shkëmbejë ide me përfaqësues të universiteteve prestigjioze dhe të forcojë bashkëpunimin në projekte dhe iniciativa të përbashkëta.

Përveç pjesëmarrjes në konferencë, delegacioni i UT realizoi një vizitë zyrtare në Universitetin e Kembrixhit, ku u diskutuan mundësi për shkëmbime akademike, bashkëpunime në hulumtime shkencore dhe zhvillim programesh ndërkombëtare.

Universiteti i Tetovës vazhdon të jetë pjesë aktive e rrjeteve ndërkombëtare të arsimit të lartë dhe të mbrojë vlerat që përfaqëson Magna Charta Universitatum 2020.

IMG 4396
IMG 4229
IMG 4400
IMG 4397

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

george clooney flet per hollywoodin perpara premieres se filmit te ri 6916e5b31233d
Lajmi i mëparshëm

George Clooney flet për Hollywoodin përpara premierës së filmit të ri

altin dumani edhe 1 muaj ne krye te spak kush jane dosjet e nxehtaqe po zien vendi si po qepen letrat per 6916f85720f06
Lajmi i radhës

Altin Dumani edhe 1 muaj në krye të SPAK, kush janë “dosjet e nxehta”që po zien vendi, si po “qepen letrat” për…

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë