delegacioni i be se vizite ne parlament diskutohet per zhvillimet e fundit ne kosove 699d8932a441f

Delegacioni i BE-së vizitë në Parlament, diskutohet për zhvillimet e fundit në Kosovë

February 24, 2026
1 minut lexim

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola, priti sot në takim një delegacion të Bashkimit Evropian, të përbërë nga Zuzana Michalcova Sutiakova, Shefe për Ballkanin Perëndimor në EEAS, si dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë: Eva Palatova, Blerta Bejtullahu dhe Felix Rathje.

Bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit institucionale në vend, konstituimin e legjislaturës së 10-të të Kuvendit, si dhe ritmin e vendimmarrjes në javët e para të punës.

Në njoftimin zyrtar thuhet se Gola theksoi se institucionet e Kosovës janë plotësisht funksionale dhe të përkushtuara ndaj një agjende të qartë reformash dhe integrimi evropian.

“Në këtë frymë, si një ndër vendimet e para të kësaj legjislature, Kuvendi miratoi Marrëveshjen për Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian, nga i cili Kosova përfiton 882.6 milionë euro, duke reflektuar orientimin e palëkundur evropian dhe gatishmërinë për të avancuar me reforma konkrete”.

“Po ashtu, u veçua miratimi i marrëveshjeve me Bankën Botërore në vlerë prej 120 milionë euro, si dhe miratimi i Buxhetit për vitin 2026 në vlerë 4 miliardë euro, buxheti më i madh në historinë e vendit”.

Në fund të takimit u diskutua edhe për rolin e komuniteteve joshumicë në Kuvend dhe për përfshirjen e tyre aktive në jetën institucionale. U theksua se Kosova ka ndërtuar një model të avancuar për garantimin e të drejtave të komuniteteve, duke qenë ndër vendet me standardet më të larta në Evropë në këtë drejtim.

“Nënkryetari Gola shprehu mirënjohje për mbështetjen e Bashkimit Evropian gjatë periudhës së krizës politike të vitit të kaluar, duke theksuar se Kuvendi i Kosovës mbetet i përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit dhe për avancimin e reformave që e afrojnë vendin me Bashkimin Evropian”, u cek në njoftim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shkaterrimi i rruges librazhd prrenjas duhet te marrin trajtim per dialize 12 persona mbeten te bllokuar cdo vonese rrezik per shendetin 699d891664e0f
Lajmi i mëparshëm

Shkatërrimi i rrugës Librazhd-Prrenjas/ Duhet të marrin trajtim për dializë, 12 persona mbeten të bllokuar, çdo vonesë rrezik për shëndetin

Të fundit nga

ShkoLartë