del video e fshehte e kam perdorur nuk me intereson fare kejisi mohon dashurine per inen ish banorja mbetet e shtangur 699b163586c08

Del video e fshehtë: “E kam përdorur, nuk më intereson fare” – Kejisi mohon dashurinë për Inën, ish-banorja mbetet e shtangur

February 22, 2026
1 minut lexim

Një ndër çiftet që është komentuar gjerë e gjatë, si në “Përputhen” po ashtu dhe në Big Brother Vip Albania, ka qenë padyshim Ina dhe Keijsi.

Disa besonin te dashuria e tyre, e disa të tjerë qëndruan skeptikë, mirëpo të dy “të zotët e punës” preferuan që t’i tregonin të gjithëve që ndjenjat e tyre janë të vërteta.

Mirëpo së fundmi, Ina është përballur me një të papritur. Ka qenë stafi i “Fun Club” ata të cilët kishin “gatuar” një kamer të fshehtë për ish-banoren e Big Brother Vip.

Krejt papritur asaj iu shfaq një video në emision, ku shihej partneri i saj teksa pranonte që ndjenjat për Inën nuk ishin të vërteta dhe se gjithçka ka qenë në “kuadër të lojës” dhe me qëllim fitimin e reklamave.

“E kam përdorur. Të shkojë sa të shkojë. Nuk më intereson për asgjë, secili e ka jetën e vet. Qëllimi ishte të kapnim reklamat, show është gjithçka. Marrëdhënia mbaron shumë shpejt ditët e sotme”, dëgjohet të thotë keijsi në atë video, ndërkohë që Ina nuk i besoi aspak këtyre pamjeve duke thënë disa herë se i beson partnerit të saj dhe se personi të cilin ka në krah nuk do e bënte asnjëherë këtë gjë.

“Unë jam e qetë. Eksperienca në Big Brother më ka mësuar mos i besoj çdo gjë që shoh dhe e dyta me sa e njoh unë Keijsin dhe ashtu si e ndjej unë nuk e di pse është ajo video, por unë nuk e besoj atë video. Keijsi që njoh unë nuk do i thonte ato fjalë. Unë kam një lidhje të ngushtë me Keijsin dhe Keijsi nuk është i aftë ta bëjë këtë gjë”, tha Ina, dhe rezultoi të kishte të drejtë pasi pak minuta më pas gjithçka u zbulua se ishte thjesht një “lojë” dhe Keijsi u shfaq në studio me një buqetë të madhe me lule për të.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

gashi bashkimi i vlen it ne nje parti varet nga shume faktore do te jemi edhe gjate kohe ne skenen politike 699b13fa439a7
Lajmi i mëparshëm

Gashi: Bashkimi i VLEN-it në një parti varet nga shumë faktorë, do të jemi edhe gjatë kohë në skenën politike

si ndryshon situata ne tabele pas javes se 23 te 699b1cc4306ba
Lajmi i radhës

Si ndryshon situata në tabelë pas javës së 23-të

Të fundit nga

Kosova

Kosova është me fat, ca politikanë hajna janë në agoni, duke dhënë shpirt për ta lënë Kosovën të ngrihet përsëri. Politikanët hajna, deri më tani Kosovën e kanë vjedhur, popullatën e kanë
ShkoLartë