del audio incizimi ku trumpi e kercenonte putinin me bombardimin e moskes 686e8e6bf27e8

Del audio-incizimi ku Trumpi e kërcënonte Putinin me bombardimin e Moskës

July 9, 2025
1 minut lexim

Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një bisede me një grup donatorësh vitin e kaluar tha se e kishte ‘kërcënuar’ presidentin rus, Vladimir Putin, se do ta bombardonte Moskën në shenjë hakmarrjeje nëse hyn në Ukrainë.

Kështu thotë një audio-incizim i siguruar nga CNN, ku Trump u shpreh se për këtë ‘kërcënim’, Putini i tha se nuk i besonte.

“Gjatë një bisede me Putinin i thashë se ‘nëse hyn në Ukrainë, do ta bombardoj Moskën. Po të them, nuk kam zgjidhje tjetër”, i tha Trumpi, Putinit, shkruan CNN.

Tutje, në bazë të audio-incizimit, Trumpi u shpreh se “dhe pastaj, Putini tha se ‘nuk të besoj’, por më besoi 10 për qind”.

Trump më pas pretendoi se kishte dhënë një paralajmërim të ngjashëm edhe për presidentin kinez Xi Jinping në rast të një sulmi ndaj Tajvanit, duke i thënë se ShBA do ta bombardonte Pekinin si përgjigje.

“Ai mendoi se isha i çmendur,” tha Trump për Xi-në, përpara se të shtonte se “kurrë nuk patëm problem”.

Trumpi i përmendi bisedat e tij me Putinin dhe Xi-në ndërsa argumentonte se ai do të kishte parandaluar konfliktet në Ukrainë dhe Gaza nëse do të ishte president në vend të Joe Biden – një pretendim që ai vazhdon ta përsërisë edhe tani që po përpiqet të japë zgjidhje për të dyja luftërat.

Të martën, Trump shprehu sërish zhgënjimin ndaj rezistencës së Putinit për një marrëveshje paqeje, duke u ankuar se udhëheqësi rus po “hedh shumë marrëzira” ndaj SHBA-së.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

publikohet dosja e prokurorise ndaj pese policeve te dyshuar per vrasje nga pakujdesia te 27 vjecarit ne lipjan 686e8d42e6268
Lajmi i mëparshëm

Publikohet dosja e Prokurorisë ndaj pesë policëve të dyshuar për vrasje nga pakujdesia të 27-vjeçarit në Lipjan

sa here ne dite duhet te bejme dush gjate veres 686e9663f119f
Lajmi i radhës

Sa herë në ditë duhet të bëjmë dush gjatë verës?

Të fundit nga

ShkoLartë