dekreti per bashkine e tiranes celibashi kqz ka pergjegjesi vetem organizimin e zgjedhjeve 68dfb576499dd

Dekreti për bashkinë e Tiranës, Celibashi: KQZ ka përgjegjësi vetëm organizimin e zgjedhjeve!

October 3, 2025
1 minut lexim

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, foli sot në konferencën me gazetarët për përgatitjet që po bën KQZ për zgjedhjet e pjesshme (9 nëntor) për kryetar bashkie në gjashtë bashki të vendit.

Celibashi u pyet nëse KQZ ka analizuar vlefshmërinë e dekretit të Presidentit për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, pasi ish-kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e tij.

Lidhur me këtë Celibashi tha se detyra e KQZ është vetëm një, të organizojë procesin zgjedhor.

Ai theksoi se KQZ-së nuk i lejimet të vërë në diskutim dekretet dhe vendimmarrjet e Presidentit, apo të Këshillit të Ministrave.

Ilirjan Celibashi: KQZ ka vetëm një përgjegjësi organizimin e zgjedhjeve që dekretohen nga një institucion tjetër sikur se është president i republikës. Thënë këtë KQZ nuk mund të vë në diskutim çfarë ëhstë zhvillua nga çdo pikëpmaje deri në daljen e dekretti.

Detyra është të përgatisë procesin zgjedhor për 6 bashkitë dhe nuk e ka fare të lejuar të vërë në diskutim dhe të debatojë nga çdo pikëpamje vendimmarjet qostë të Presidenti apo dhe të Këshillit të Ministrave. Rasti sot është pak ndryshe me atë të zgjedhjeve që i sollët në referim, sepse atëherë diskutohej për 2 dekret.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

radev per te vazhduar ndertimin e marredhenieve me vellezerit tane nga maqedonia duhet te bejme nje hap drejt se vertetes historike 68dfb413bd0cf
Lajmi i mëparshëm

Radev: Për të vazhduar ndërtimin e marrëdhënieve me vëllezërit tanë nga Maqedonia, duhet të bëjmë një hap drejt së vërtetës historike

samadrexha i luan dy ndeshje ne greqi 68dfb5d4a9d2e
Lajmi i radhës

Samadrexha i luan dy ndeshje në Greqi

Të fundit nga

ShkoLartë