deklarohet kurti urime fitorja me e madhe ne historine e vendit 6951a47ec934d

Deklarohet Kurti: Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit

December 28, 2025
1 minut lexim

Kryetari i LVV-së dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, tha se fitorja e sotme e partisë së tij është më e madhja në historinë e vendit.

“Më 9 shkurt sivjet fitoi LVV me partnerët, më 28 dhjetor 2025 filloi populli i Kosovës dhe Republika.

Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit!”, tha Kurti në konferencë për media.

“Në Kuvendin e legjislaturës së dhjetë po na pret Plani i Rritjes së BE-së në vlerë prej 880 milionë euro, prej të cilave 2/3 janë kredi ndërkaq 1/3 grante dhe 3 marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë prej 120 milionë euro. Pra mbi 1 miliardë euro gjithsej.

Ftoj nga tash partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend për marrëveshjet ndërkombëtare, ligjet e mira që do t’i procedojmë dhe për interesin publik të qytetarëve”, tha Kurti.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

google mund ti lejoje perdoruesit te ndryshojne adresen e emailit te lidhur me llogarine e tyre 6951a44fd34a3
Lajmi i mëparshëm

Google mund t’i lejojë përdoruesit të ndryshojnë adresën e emailit të lidhur me llogarinë e tyre

deshiron dicka per te ngrene momenti i sikletshem nga takimi trump zelensky presidenti amerikan i drejtohet gazetarit nxirreni jashte dhe 6951a6456424b
Lajmi i radhës

“Dëshiron diçka për të ngrënë?”/ Momenti i sikletshëm nga takimi Trump-Zelensky, Presidenti amerikan i drejtohet gazetarit: Nxirreni jashtë dhe…

Të fundit nga

ShkoLartë