deklarate solemne e anetareve te sapozgjedhur te keshillit gjyqesor suzana joshevska anastasovska dhe arlinda kadri shahinoviq 6968a77c11529

Deklaratë solemne e anëtarëve të sapozgjedhur të Këshillit Gjyqësor, Suzana Joshevska-Anastasovska dhe Arlinda Kadri Shahinoviq

January 15, 2026
1 minut lexim

Shkup, 15 janar – Anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Suzana Joshevska-Anastasovska dhe Arlinda Kadri Shahinoviq, sot në Kuvend do të japin deklaratë solemne para kryetari tët Kuvndit, Afrim Gashi.

Avokatja Suzana Joshevska-Anastasovska, së bashku me pedagogen Arlinda Kadri-Shahinoviq, pardje në Kuvend u zgjodhën anëtare të Këshillit Gjyqësor me propozim të presidentes Gordana Siljanovska Davkova.

Preidentja Gordana Siljanovska Davkova, në elaborimin në Kuvend, theksoi se gjatë përzgjedhjes së kandidatëve është prirur nga profesionalizmi, kompetenca e tyre, si dhe nga kredibiliteti profesional dhe personal.

Sipas saj, rekrutimi i perosnave të dedikuar në drejtësi, profesionalizëm dhe kompetencë në fushë, do të kontribuojë për vendosje të kritereve të njejta edhe gjatë përzgjedhjes së gjykatësve, rritjen  e përgjegjësisë së tyre, si dhe për marrjen e raporteve të argumentuara nga Këshilli Gjyqësor me propozime konkrete për tejkalimin e poroblemeve në jurisprudencë, që do të thozë hap përpara në reforma.

Këshilli Gjyqësor përbëhet nga 15 anëtarë, tetë prej të cilëve zgjidhen nga radhët e gjyqtarëve, tre zgjidhen nga Parlamenti dhe dy anëtarë propozohen nga presidentja e shtetit. Kryetari i Gjykatës Supreme dhe ministri i Drejtësisë janë gjithashtu anëtarë pa të drejtë vote. Ata zgjidhen për një mandat prej gjashtë vitesh, me të drejtë rizgjedhjeje edhe një herë.

Mandati i anëtarëve të zgjedhur zgjat gjashtë vjet me të drejtë zgjedhjeje edhe një herë, ndërsa mandati i kryetarit të Gjykatës Supreme dhe ministrit të Drejtësisë gjithashtu përfundon me përfundimin e mandatit të tyre. 

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump irani nuk ka plan te ekzekutoje protestues por nuk perjashtojme veprimet ushtarake 69689ab3b50dc
Lajmi i mëparshëm

Trump: Irani nuk ka plan të ekzekutojë protestues, por nuk përjashtojmë veprimet ushtarake

lsdm qeveria teknike duhet te mbetet kushtet ne shoqeri jane njejte si ne vitin 2016 6968a8d0b60bf
Lajmi i radhës

LSDM: Qeveria teknike duhet të mbetet, kushtet në shoqëri janë njëjtë si në vitin 2016

Të fundit nga

ShkoLartë