deklaratat per renien e spiunazhit petkoviq e akuzon kurtin per gjoja etiketim te cdo serbi per spiun 695bdc1f9fe9a

​Deklaratat për rënien e spiunazhit, Petkoviq e akuzon Kurtin për gjoja “etiketim të çdo serbi” për spiun

January 5, 2026
1 minut lexim

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq ka deklaruar karshi deklaratave të kryeministrit në detyrë të Republikës të Kosovës, Albin Kurti, ku ky i fundit foli për rënie të rrezikut nga spiunazhi dhe për, siç tha, luftë hibride të Serbisë dhe Rusisë kundër Kosovës.

Siç shkruajnë mediat serbe, Petkoviq ka pretenduar se “Kurti do t’i vërë çdo serbi në Kosovë etiketën e të ashtuquajturit spiun apo terrorist”.

KosovaPress ka raportuar më parë për raste të zbulimit të spiunazhit, ku vetëm vitin që lamë pas janë arrestuar: Fatmir Sheholli, i cili u arrestua më 9 tetor 2025 në Prishtinë nën dyshimet për veprën penale të spiunazhit, Bojan Jevtiq – toger i Policisë së Kosovës i cili shërbente si shef operativ në policinë kufitare në pikën “Dheu i Bardhë”, Hysri Selimi, i cili u arrestua më 6 maj 2025 nën dyshimet për kryerje të veprës penale të spiunazhit në bashkëpunim me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA) dhe Jelena Gjukanoviq, zyrtare e misionit të OSBE-së në Kosovë – e cila u arrestua më 28 shkurt 2025 nën dyshimet për spiunazh dhe fillimisht u ndalua për 48 orë nga Prokuroria Speciale pas hetimeve disa mujore.

Kurti në një intervistë për KosovaPress ka thënë se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet institucioneve të sigurisë, inteligjencës dhe drejtësisë, ka rezultuar me arrestime dhe ndjekje penale në raste të dyshuara për spiunazh.

Por, përkundër se për raste të tilla spiunazhi janë ngritur edhe aktakuza, Petkoviq ka pretenduar se gjoja Kurti, “kërcënon paqen dhe stabilitetin në të gjithë Ballkanin Perëndimor”.

Ai pretendoi se të të arrestuarit për spiunazhë në Kosovë “po mbahen padrejtësisht në burgje” dhe se të njëjtit “nuk janë spiunë, por viktima të tiranisë dhe të shfrenimit shovinist të regjimit në Prishtinë”.

Kjo nuk është hera e parë që poltikanët serbë kanë dezinformuar karshi Kosovës, deklarata të tilla që synojnë destabilizimin e Kosovës dhe rajonit dhe keqinformimin vazhdimisht publikohen në mediat e Serbisë. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

reshje intensive shiu paralajmeron igjeum rritje e rrezikshme e prurjeve deri te enjten ja zonat me te prekura 695bdbc4364ba
Lajmi i mëparshëm

Reshje intensive shiu, paralajmëron IGJEUM: Rritje e rrezikshme e prurjeve deri të enjten, ja zonat më të prekura

brenda burgut ku pritet te qendroje nicolas maduro zbulohen detaje se si do te trajtohen ai dhe gruaja e tij 695bdc34a4c63
Lajmi i radhës

Brenda burgut ku pritet të qëndrojë Nicolas Maduro – zbulohen detaje se ‘si do të trajtohen ai dhe gruaja e tij’

Të fundit nga

ShkoLartë