deklaratat e trump per luften akuza pas luhatjeve ne bursa dikush po perfiton 69c30badd4326

Deklaratat e Trump për luftën, akuza pas luhatjeve në bursa: Dikush po përfiton

March 25, 2026
1 minut lexim

Tregjet e aksioneve dhe kontratat e së ardhmes për naftën pësuan papritur rritje disa minuta para se Presidenti Donald Trump të bënte njoftimin mbi Iranin të hënën në mëngjes.



Rreth orës 6:50 në New York, kontratat e S&P 500 shënuan një rritje të mprehtë të volumit, ndërsa kontratat e naftës West Texas Intermediate patën një boom të ngjashëm të aktivitetit tregtar, shkruajnë mediat në Britaninë e Madhe. Në orën 7:05, Trump postoi në Truth Social se SHBA kishte zhvilluar bisedime me Iranin dhe po ndalonte sulmet e planifikuara ndaj centraleve dhe infrastrukturës energjetike iraniane.

Pas njoftimit, kontratat e S&P 500 u rritën mbi 2.5%. Sipas llogarisë X “Unusual Whales”, vetëm pesë minuta para njoftimit të Trump, u blenë 1.5 miliardë dollarë kontrata S&P 500 dhe u shiten 192 milionë dollarë kontrata nafte. Këto porosi ishin 4-6 herë më të mëdha se çdo gjë veprim tjetër në atë kohë.

Kontratat e së ardhmes në mëngjes zakonisht kanë volum të ulët, por madhësia dhe koordinimi i këtyre transaksioneve ishin të pazakonta, vazhdon shtypi britanik, ndërsa lidhja e tyre me njoftimin e Trumpit tërhoqi vëmendjen. Në platformën Polymarket, disa llogari të krijuara rreth 21 marsit vunë gati 70,000 dollarë bast për një armëpushim SHBA-Iran para 31 marsit, me fitime të mundshme rreth 820,000 dollarë.

Kjo, sipas Daily Mail përputhej me sinjale të ndryshme të Trumpit mbi mundësinë e ndalimit të operacioneve ushtarake. Analisti i tregut, Ben Yorke, tha se modeli i bastit dhe ndarja në disa llogari mund të tregojë se ka informacione të brendshme, por llogaritë në Polymarket janë anonime, e kjo e bën jashtëzakonisht të vështirë identifikimin e personave te cilet qendrojne pas shkëmbimeve të caktuara tregtare.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

zv kryeministri i pare bekim sali merr pjese ne konferencen rajonale te ambasadoreve gjermane ne shkup 69c30b5082bca
Lajmi i mëparshëm

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali merr pjesë në Konferencën Rajonale të Ambasadorëve Gjermanë në Shkup

mexhiti porosi konstandinovskit nese te pelqen politika largohu nga kushtetuesja 69c30c6eec090
Lajmi i radhës

Mexhiti porosi Konstandinovskit: Nëse të pëlqen politika largohu nga Kushtetuesja!

Të fundit nga

ShkoLartë