defekt serioz ne vlae riparimi shtyhet deri neser per shkak te mungeses se njerezve dhe makinerive 68e3fc4fb84b7

Defekt serioz në Vlae, riparimi shtyhet deri nesër për shkak të mungesës së njerëzve dhe makinerive

October 6, 2025
1 minut lexim

Shkup, 6 tetor – Një pjesë e madhe e Shkupit është pa ujë sonte, ndërsa në pjesë të tjera presioni i ujit është ulur ndjeshëm, për shkak të shpërthimit të një tubi uji me diametër prej 600 milimetrash në rrugën 100D FrancPrešern në Vlae.

Ndërmarrja Publike “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Shkup informon se furnizimi me ujë do të ndërpritet deri në përfundimin e aktiviteteve punuese.

Banorët e Vlaes tregojnë se ekipet e kompanisë dolën në terren sonte, rrethuan zonën dhe gjetën një defekt serioz, por riparimi do të vazhdojë nesër për shkak të mungesës së njerëzve dhe makinerive.

Aktualisht, pjesë të Hromit, Gjorce Petrovit, Vlaes dhe Karposhit janë pa ujë, ndërsa presioni i ujit është ulur në Qendër, Aerodrom, Avtokomandë dhe vendbanime të tjera.

Aktualisht nuk ka asnjë informacion zyrtar nga “Ujësjellës-Kanalizime” se sa do të zgjasë riparimi i defektit.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

anketa e crpc blerim sejdiu kryeson ne zheline uji i pijshem problemi me i madh i banoreve 68e3f5af4c67f
Lajmi i mëparshëm

Anketa e CRPC: Blerim Sejdiu kryeson në Zhelinë – Uji i pijshëm, problemi më i madh i banorëve

nga neser maqedobia pjese e sepa s me shpejt dhe me lire do te paguhet ne euro 68e3fcf257b0d
Lajmi i radhës

Nga nesër Maqedobia pjesë e SEPA-s! Më shpejt dhe më lirë do të paguhet në euro

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë