decani po perballet me shume zjarre e numer te pamjaftueshem te zjarrfikesve 6886885d2ca75

Deçani po përballet me shumë zjarre e numër të pamjaftueshëm të zjarrfikësve

July 27, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë po përballen me raste të shumta të zjarreve.

Ai ka thënë se numri i madh i zjarreve e dhe i pamjaftueshëm numri i zjarrfikësve e bënë situatën më të vështirë.

Ramosaj u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes por edhe bashkëpunim.

“Këto ditë me temperatura jashtëzakonisht të larta, rreziku nga zjarret është shumë i lartë. Fatkeqësisht, kemi raste të shumta ku po digjen ara, fusha dhe male. Ju bëjmë thirrje të gjithëve që të keni kujdes maksimal gjatë kësaj periudhe. Po ashtu, nëse shihni ndonjë vatër zjarri, ju lusim që nëse është e mundur dhe pa rrezikuar jetën, të përpiqeni ta shuani vetë. Për shkak të numrit të madh të zjarreve dhe mungesës së mjaftueshme të ekipeve zjarrfikëse, bashkëpunimi juaj është i domosdoshëm në parandalimin dhe reagimin ndaj këtyre situatave”, ka shkruar Ramosaj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

u fut ne det dhe nuk doli me ne breg zhduket 57 vjecari portugez ne sarande 68868642517bb
Lajmi i mëparshëm

U fut në det dhe nuk doli më në breg, zhduket 57-vjeçari portugez në Sarandë

ndarja e lokacionit me partnerin gjest dashurie apo sinjal alarmi 688689899a6ba
Lajmi i radhës

Ndarja e lokacionit me partnerin: Gjest dashurie apo sinjal alarmi?

Të fundit nga

ShkoLartë