debora dhe ererat e forta 20 familje ne kukes mbeten pa drita 68dff3f49b27e

Dëbora dhe erërat e forta, 20 familje në Kukës mbeten pa drita

October 3, 2025
1 minut lexim

Në fshatin malor Turaj të Kukësit, reshjet e dendura të dëborës dhe erërat e fuqishme kanë shkaktuar dëmtime në rrjetin elektrik, duke lënë pa energji rreth 20 familje.



Telat e këputur dhe nyjat e improvizuara kanë vështirësuar furnizimin me energji, ndërsa ekipet e OSHEE-së kanë ndërhyrë menjëherë, duke u ngjitur në terrenet e vështira të zonës për të riparuar defektet.

Sipas OSHEE Kukës, kushtet atmosferike të përkeqësuar në të gjithë qarkun kanë shtuar vështirësitë në terren. Megjithatë, ekipet janë në gatishmëri të plotë dhe po punojnë pa ndërprerje për të garantuar rikthimin e furnizimit me energji elektrike edhe në kushte ekstreme.

Aktualisht, po vijon puna intensive për rikthimin e energjisë në zonën e prekur, ndërsa pjesa tjetër e qarkut Kukës furnizohet normalisht me energji elektrike.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

abuzoi seksualisht me nje 12 vjecare denohet me 10 vjet burg dhe 250 mije dollare demshperblim ish keshilltari i trump 68dff0e640f20
Lajmi i mëparshëm

Abuzoi seksualisht me një 12-vjeçare, dënohet me 10 vjet burg dhe 250 mijë dollarë dëmshpërblim ish-këshilltari i Trump

reshjet e bores disa rajone ne kosoves mbesin ne terr keds jep detaje 68dff616a9ba0
Lajmi i radhës

​Reshjet e borës, disa rajone në Kosovës mbesin në terr – KEDS jep detaje

Të fundit nga

ShkoLartë