debati per plazhet bosh e cmimet e larta ne itali meloni turizmi nuk eshte ne krize 689c64594f1da

Debati për plazhet bosh e çmimet e larta në Itali/Meloni: Turizmi nuk është në krizë

August 13, 2025
1 minut lexim

Në lidhje me deklaratat e bëra nga opozita në Itali në lidhje me gjendjen e sektorit të turizmit ka reaguar kryeministrja Meloni. Reagimi erdhi pas deklaratave që bëri Elly Schlein, sekretare e Partisë Demokratike në Itali



Konkretisht, në një postim në rrjetin X, Meloni e quajti “të turpshme” përhapjen e lajmeve të rreme nga opozita, duke e akuzuar për dëmtim të imazhit dhe interesave të vendit:

“Është e turpshme që, vetëm për të sulmuar qeverinë, opozita shpërndan lajme të rreme që dëmtojnë imazhin dhe interesat e Italisë. Elly Schlein ka lënë të kuptohet se turizmi italian është në krizë, por të dhënat zyrtare të Ministrisë së Brendshme, të mbledhura nga platforma ‘Alloggiati web’ e Policisë së Shtetit, tregojnë të kundërtën: ka rritje të numrit të vizitorëve dhe miliona turistë në strukturat akomoduese.”

Gjithashtu kryeministrja Meloni kujtoi se, sipas të dhënave të fundit, Italia ka regjistruar 38 milionë mbërritje këtë verë, duke e quajtur sezonin turistik “rekord”.

Përgjigjja nga Elly Schlein nuk vonoi. “Sindikata e bregdetarëve ka folur për një rënie të frekuentimeve me 15%, ndërsa Altroconsumo raporton një rritje të çmimeve me 34%. Meloni duhet të përgjigjet jo mua, por familjeve italiane që nuk përballojnë dot pushimet për shkak të pagave të ulëta, ndërkohë që qeveria e saj bllokon vendosjen e pagës minimale dhe nuk ndërmerr asgjë për të ulur faturat më të shtrenjta në Europë.”

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarret rama dy dite e net ekstremisht te veshtiraflaket kane qene te pameshirshme 689c632d3e3ab
Lajmi i mëparshëm

Zjarret/Rama: Dy ditë e net ekstremisht të vështira,flakët kanë qenë të pamëshirshme

24 vjet nga marreveshja e ohrit ahmeti shqiptare e maqedonas ndertuan se bashku maqedonine e re 689c64d14405d
Lajmi i radhës

​24 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, Ahmeti: Shqiptarë e maqedonas ndërtuan së bashku Maqedoninë e re

Të fundit nga

ShkoLartë