Pas daljes nga BBVK, Shkurta ka reaguar ndaj situatës brenda shtëpisë, duke thënë se largimi i saj ishte i dëshiruar nga banorët e tjerë dhe andaj nuk i përshëndeti.
“Përderisa ata e kanë dëshiruar që unë të dal, shumica nuk kanë lënë hapësirë as për t’i përshëndetur. Ndoshta është dashur të më lihej një hapësirë për të shprehur kërkesën time. Nuk e kam parë të arsyeshme që të merrem me dikë që kënaqet me fatkeqësinë time”, ka deklaruar Shkurta.
Debati më pas ka vazhduar me një përplasje të ashpër mes Xhenetës dhe Shkurtës, ku kjo e fundit ka përdorur edhe gjuhë fyese.
“Oj silikone, oj botokse, nuk marr këshilla nga fallci”, është shprehur Shkurta gjatë debatit.
Burimi: botasot.info


