WhatsApp Image 2025 10 13 at 14.38.10

Dauti: Tabela në gjuhën shqipe edhe në pikën kufitare të Qafë Thanës, dëshmi tjetër konkrete e angazhimit tonë për dinjitet kombëtar

October 13, 2025
1 minut lexim

Tabela në gjuhën shqipe edhe në pikën kufitare të Qafë Thanës, dëshmi tjetër konkrete e angazhimit tonë për dinjitet kombëtar!

Prej shumë vitesh, pika kufitare e Qafë Thanës një portë e rëndësishme që lidh shqiptarët me shqiptarët mbante mbi vete një padrejtësi të heshtur mungesën e gjuhës shqipe në tabelën zyrtare. Në tokën tonë, në vendin ku kalojnë çdo ditë qytetarë shqiptarë, mungesa e gjuhës shqipe ishte jo vetëm neglizhencë administrative, por edhe një shenjë e qartë e shpërfilljes institucionale ndaj identitetit tonë. Kjo padrejtësi sot është korrigjuar! Po, falë përkushtimit tonë për gjuhën tonë, vendin tonë, e për qytetarët tanë.

Tabela në gjuhën shqipe është vendosur me dinjitet e krenari, si dëshmi e qartë se për ne, shqipja nuk është zbukurim e dekor, e as instrument fushate por themel i barazisë dhe respektit.

Katër vite me radhë, ata që kishin mundësinë dhe detyrimin ligjor ta bënin këtë, heshtën. Kalonin aty çdo ditë, por nuk e shihnin padrejtësinë që ndodhej para syve të tyre.

Sot, kur kjo padrejtësi nuk ekziston më, nuk dyshoj se do të përpiqen ta minimizojnë këtë hap, duke harruar se çdo simbol në gjuhën tonë është fitore për dinjitetin e çdo qytetari. Ne nuk po bëjmë propagandë po përmbushim amanetin e barazisë dhe respektit për gjuhën tonë amtare.

Populli na dha besimin dhe ne po e kthejmë atë në vepra konkrete. Në Qafë Thanë, gjuha shqipe tashmë qëndron aty ku i takon në tabelë, në shtet dhe në zemrën e çdo shqiptari.

Epoka e mohimit ka marrë fund. Ka nisur epoka e dinjitetit, barazisë dhe respektit të ndërsjellë.

Ne do të vazhdojmë pa ndalur që gjuha shqipe të jetë gjithkund ku duhet të jetë jo për politikë, por për drejtësi dhe identitet!

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

adelina prek me dedikimin per motren zoti sme dha vajze por te dha ty 68ecedf3c9ad8
Lajmi i mëparshëm

Adelina prek me dedikimin për motrën: “Zoti s’më dha vajzë, por të dha ty”

kasami me lajm te mire stadiumi i qytetit po behet realitet investojme 16 milione euro ne sport ne mandatin e dyte 68ecf773dabdd
Lajmi i radhës

Kasami me lajm të mirë: Stadiumi i qytetit po bëhet realitet, investojmë 16 milionë euro në sport në mandatin e dytë

Të fundit nga

ShkoLartë