WhatsApp Image 2025 10 26 at 11.49.11

Dauti: Tabela në Bllatë të Dibrës edhe në shqip, VLEN kujdeset për Dibrën

October 26, 2025
1 minut lexim

Zëvendësdrejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, ka njoftuar përmes një shkrimi në rrjetet sociale se edhe pika kufitare e Bllatës tashmë e ka marrë pamjen e saj të plotë me tabelën në gjuhën shqipe, e vendosur në vendin që i takon.

“Pas tabelave në Bellanoc, Qafë Thanë dhe Bllacë, tashmë edhe pika kufitare e Bllatës ka marrë pamjen e duhur, me tabelën në gjuhën shqipe të vendosur me krenari dhe respekt. Sa më shumë po punojmë, aq më shumë po kuptojmë se shumëçka që duhej bërë, nuk ishte bërë.

Në çdo hap del në pah boshllëku që është lënë ndër vite, por edhe forca e një vizioni të ri që po e mbush atë boshllëk me punë konkrete e me rezultate të prekshme.

Ne nuk bëjmë propagandë, bëjmë detyrën tonë atë që na e kanë besuar qytetarët tanë. Besimi i tyre është amaneti ynë, ndërsa puna jonë është shpërblimi më i mirë për këtë besim“, ka shkruar Dauti.

Ai ka theksuar se vendosja e tabelës në Bllatë është dëshmi e përkushtimit institucional dhe e përpjekjes për ta kthyer barazinë gjuhësore dhe dinjitetin qytetar aty ku për vite me radhë munguan.

“Sot në Bllatë, shqipja qëndron aty ku i takon në tabelë, në institucion, në zemrën e çdo shqiptari. Kjo nuk është vetëm një tabelë, por një hap i madh drejt respektit të ndërsjellë dhe epokës së dinjitetit gjuhësor. Ata që për vite të tëra e panë këtë padrejtësi dhe zgjodhën të heshtin, e humbën rastin për të bërë atë që ishte detyrim ligjor dhe moral. Ne, në vend të fjalëve, po bëjmë vepra konkrete“, ka përfunduar zëvendësdrejtori i Doganave, Mustafa Dauti.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dy shenjat e horoskopit me me fat te dites se sotme 68fdf553a119a
Lajmi i mëparshëm

Dy shenjat e horoskopit më me fat të ditës së sotme

vlen per dibren mustafa dauti vendos tabelen ne shqip ne piken kufitare te bllates 68fe069a4e96a
Lajmi i radhës

VLEN për Dibrën, Mustafa Dauti vendos tabelën në shqip në pikën kufitare të Bllatës

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë