mustafa dauti dhe vlen shkrijne barrierat 21 shqiptare te punesuar ne dogane 6876424d30857

Dauti: 10 komunat e fituara janë 10 vula legjitimiteti të VLEN-it si përfaqësues të shqiptarëve!

November 4, 2025
1 minut lexim

Zëvëndësdrejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, ka shkruar se fitorja e VLEN-it është fitore e dyfishtë për shqiptarët, duke aluduar edhe në humbjen e AKI-së si fitore të shqiptarëve.

„Kjo nuk është thjesht një fitore elektorale është një ndryshim epokal, një dëshmi e qartë se shqiptarët e vendit kanë zgjedhur rrugën e përgjegjësisë, transparencës dhe vizionit të ri qeverisës. Në vetëm pak muaj pjesëmarrjeje në pushtetin qendror, VLEN-i ka arritur të fitojë besimin e qytetarëve me hov të jashtëzakonshëm. Çdo votë e dhënë për këtë koalicion ishte një votë mirënjohjeje për punën, përkushtimin dhe seriozitetin tonë politik. Qytetarët e panë ndryshimin në stilin e qeverisjes, në mënyrën e komunikimit dhe në prioritetet që për herë të parë vendosën qytetarin para partisë. Prandaj, 10 komunat e fituara janë 10 vula legjitimiteti, që betonojnë praninë e VLEN-it si forcë qendrore dhe të pashmangshme në politikën shqiptare të Maqedonisë së Veriut. Nga ana tjetër, fitorja e dytë e shqiptarëve është ndëshkimi që mori BDI-ja një parti që për vite të tëra mbajti pushtet absolut, por e keqpërdori atë. Arroganca, mungesa e vetëkritikës dhe abuzimi me besimin e qytetarëve u kthyen në bumerang. Populli shqiptar i dha një mesazh të qartë pushteti nuk është pronë, por përgjegjësi.

Ky është verdikti i demokracisë VLEN u vlerësua, ndërsa BDI u dënua“, ka shkruar zëvëndësdrejtori, Mustafa Dauti.

Ai tutje ka shtuar që AKI-në e ka dërguar drejt humbjes totale koalicioni me dy krahët e ASH-së, Ziadin Selën dhe Arben Taravarin.

„Në fund, Sela e Taravari si dy mjek BDI-në nga vdekja klinike e ndihmuan për ta dërguar në vdekje biologjike. Prandaj, VLEN po betonohet si opsioni i vetëm që punon para se të premtojë, vepron para se të bëhet vonë”, ka përfunduar zëvëndësdrejtori, Dauti.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IZET MEXHITI
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Nga sot fillon puna për Çairin që duam! (FOTO)

dyshohet per vrasjen e shokut prokuroria kerkon paraburgim 6909ff8f548d9
Lajmi i radhës

Dyshohet për vrasjen e shokut, Prokuroria kërkon paraburgim

Të fundit nga

ShkoLartë