daut memishi me aktivitet per festat e nentorit u organizua turneu komunal ne shah 69233d3cdce20

Daut Memishi me aktivitet për festat e Nëntorit – u organizua turneu komunal në shah

November 23, 2025
1 minut lexim

Në kuadër të aktiviteteve për nder të festave të Nëntorit, në Komunën e Tearcës u organizua turneu komunal në shah nga Klubi i Shahut “Vllazërimi”. Aktiviteti mblodhi së bashku të apasionuarit pas këtij sporti dhe krijoi një atmosferë garuese të shëndetshme mes pjesëmarrësve.

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, shprehu falënderime për të gjithë konkurentët, duke vlerësuar garën e ndershme dhe entuziazmin e treguar. Ai gjithashtu përgëzoi organizatorët dhe mësimdhënësit për mbështetjen dhe angazhimin e tyre në realizimin e këtij eventi.

Memishi theksoi se Komuna e Tearcës do të vazhdojë të përkrahë aktivitete sportive e edukative që nxisin talentin, bashkëpunimin dhe zhvillimin e të rinjve.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje dasme e bukur dhe ndryshe sjell isuf lani ne projektin e ri 692333b26c4aa
Lajmi i mëparshëm

Një dasmë e bukur dhe ndryshe sjell Isuf Lani në projektin e ri

opozita me akuza te reja per skandalin me programin ipard 3 6923445d1fa39
Lajmi i radhës

Opozita me akuza të reja për skandalin me programin IPARD 3

Të fundit nga

ShkoLartë