579067989 10225684757700210 9058035994716241050 n

Daut Memishi fillon aksionin për pastrimin e komunës së Tearcës

November 8, 2025
1 minut lexim

Në kuadër të përkushtimit për një ambient më të pastër dhe më të bukur, kryetari i komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka filluar sot aksionin e pastrimit të mbeturinave në disa zona të komunës.

Aksioni ka për qëllim përmirësimin e pastërtisë publike dhe nxitjen e qytetarëve për të kontribuar në mbrojtjen e mjedisit. “Pastërtia dhe kujdesi për mjedisin janë përgjegjësi e përbashkët. Vetëm bashkë mund ta bëjmë komunën tonë një vend më të pastër, më të shëndetshëm dhe më të bukur për jetesë”, deklaroi Memishi.

Nga komuna njoftojnë se aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, duke përfshirë të gjitha vendbanimet dhe institucionet lokale, me synim që Tearca të bëhet shembull i pastërtisë dhe kujdesit ndaj mjedisit.

https://www.facebook.com/share/p/1GdhUYR658/

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

emri perdorte taksine per te furnizuar grupet kriminale me arme dhe droge arrestohet ish ushtaraku ne tirane 690f64c33690b
Lajmi i mëparshëm

Emri/ Përdorte taksinë për të furnizuar grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet ish-ushtaraku në Tiranë

ukraina rrezoi me shume se 400 drone zelensky krenar me ushtrine e tij 690f65334fc87
Lajmi i radhës

Ukraina rrëzoi më shumë se 400 dronë, Zelensky krenar me ushtrinë e tij

Të fundit nga

ShkoLartë