“Daut Gumeni, jeta dhe vepra e tij nga diplomacia në burgjet e komunizmit”, u titullua simpoziumi i zhvilluar në qendrën kulturore të bashkisë së Athinës prej Autoritetit të Dosjeve dhe Ambasadës Shqiptare në Greqi, në nder të ish-diplomatit dhe poetit Daut Gumeni.
Vetë Gumeni ka rrëfyer historinë e tij, sukseset në karrierën diplomatike, por edhe vuajtjet në burgjet e regjimit komunist.
Ambasadorja shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga theksoi rëndësinë e figurës së Daut Gumenit si një prej simboleve të diplomacisë dhe kulturës shqiptare ndër breza dhe rëndësinë e studimit të këtyre figurave pikërisht për vlerat e tyre në edukimin e brezave të ardhshëm.
Të pranishëm në event ishin edhe ish-ambasadorë grekë në Shqipëri gjatë këtyre viteve, si dhe gazetarë grekë, pasi figura e Gumenit është mjaft e vlerësuar në Greqi.
Gjatë eventit u interpretuan fragmente nga vepra e Gumenit në shqip dhe greqisht.
Top Channel
Burimi: top channel


