daut beqiri zeri i haracines eshte reforma qe sjell ndryshimin 68e8291296979

Daut Beqiri: Zëri i Haraçinës është reforma që sjell ndryshimin

October 9, 2025
1 minut lexim

Shkup, 9 tetor – Në një tubim masiv në Haraçinë, kandidati i VLEN-it, Daut Beqiri, prezantoi platformën e tij parazgjedhore, duke premtuar ndryshime të thella në infrastrukturë, shëndetësi, arsimin dhe zhvillimin ekonomik të komunës.

Në fjalimin e tij, Beqiri theksoi se për tre dekada qytetarët e Haraçinës janë shfrytëzuar vetëm si makineri votuese, ndërsa premtimet dhe nevojat e tyre janë injoruar. “Sonte, u vulos se Haraçina dhe haraçinasit nuk do të lejojnë të shihen e llogariten më si të tillë,” deklaroi ai.

Ai prezantoi shtyllat kryesore të programit të tij:

Investime infrastrukturore, përfshirë ujin e pijshëm, kanalizimin dhe rrugët e paasfaltuara.
Modernizimin e ambulancës lokale dhe sigurimin e mjekëve specialistë.
Zhvillimin e arsimit me standarde evropiane dhe krijimin e kushteve për rritjen e gjeneratave të shëndosha.
Mbështetjen e diasporës dhe krijimin e mundësive për investime në vendlindje.
Ndalimin e migrimit përmes hapjes së vendeve të reja të punës dhe ndërtimin e një zone ekonomike.
Zhvillimin e bujqësisë dhe mbështetjen për fermerët lokalë.
Përparimin e sportit dhe kulturës, përfshirë ndërtimin e stadiumit dhe qendrës rinore-kulturore.
Beqiri gjithashtu theksoi disa projekte konkrete për 100 ditët e para të mandatit të tij: hapja e një banke në Haraçinë, sheshi përkujtimor për heronjtë dhe vendosja e emrave të dëshmorëve dhe personaliteteve të shquara në rrugët dhe rrugicat e komunës.

Ai premtoi një qeverisje transparente, me llogaridhënie për çdo shpenzim të bërë, dhe synoi ta pozicionojë Haraçinën si një komunë të barabartë me të gjitha komunat e tjera të kryeqytetit.

“Unë dhe ekipi im ju japim fjalën se pas katër viteve do të takohemi së bashku me kokën lartë, krenarë për punët dhe projektet që kemi realizuar, për Haraçinën Europiane,” përfundoi Beqiri.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

feti abazi prezanton webfaqen e tij zyrtare 68e82273467de
Lajmi i mëparshëm

Feti Abazi, prezanton webfaqen e tij zyrtare

mexhiti sfidon bujar osmanin merre ke te duash ali ahmetin artan grubin pr agjencit dhe eja ne duel televiziv 68e829b6de49f
Lajmi i radhës

Mexhiti sfidon Bujar Osmanin, merre kë të duash, Ali Ahmetin, Artan Grubin, PR agjencit dhe eja në duel televiziv

Të fundit nga

ShkoLartë