daut beqiri nga vlen haracinen e lane pas dore ne flasim per projekte konkrete 68dd819193494

Daut Beqiri nga VLEN: Haraçinën e lanë pas dore- ne flasim për projekte konkrete

October 1, 2025
1 minut lexim

Kandidati i VLEN për komunën e Haraçinës, Daut Beqiri në një intervistë në Alsat-M, ka thënë se deri tani nga garnitura e kaluar ka pasur mungesë të vullnetit për t’u dukur Haraçina më mirë.

“Kemi pasur deputet, përfaqësues shqiptarë në qeveri edhe ministra, por Haraçinën e kanë lënë pas dore. Pak të kishin qenë të interesuar, sot do kishim folur për projekte konkrete, e jo për kushte elementare për jetë”, thotë Beqiri.

Në programin e tij, thotë se ka edhe deponitë e egra, ku tre dekada me radhë banorët e Haraçinës po helmohen.

“Para disa javësh u ngritën në protestë banorët dhe ngritën zërin e tyre ku me insistimin e zëvendëskryeministrit të parë Izet Mexhiti, deponia në dalje të Haraçinës në Nikushtak u mbyll tërësisht, ndërsa tani qytetarët kanë nis të mbjellin fidanë”, tha ai.

Sa i takon sferës së arsimit, si problematikë ai locon mungesën e kuadrit adekuat në shkolla për disa lëmi. Por, thotë se do të subvencionohen nxënësit dhe studentët më të mirë dhe siç shton, “dera e kryetarit të Haraçinës në këtë drejtim do të jetë e hapur”.

Ai e lë të hapur mundësinë e hapjes së një shkolle të mesme, nëse këtë e kërkojnë prindërit, ndërsa në program thotë se ka edhe subvencionimin e bujqve.

Siguria publike, poashtu është një ndër prioritetet e Beqirit ku me decentralizim të mirëfilltë, komuna do të jetë pjesë e vendimmarrjes edhe në këtë fushë.

“Nuk është edhe ajo që thuhet se nuk ka siguri, por pjesa më e pasigurt është mungesa e kushteve infrastrukturore, rrugët e paasfaltuara, mungesa e sinjalistikës rrugore”, ka thënë mes tjerash Beqiri nga VLEN.

Ndryshe, programi i tij parasheh edhe investime në sferën e sportit, ku për klubin e Shkëndijës së Haraçinës, siç nënvizon do të ketë dy fusha, një për zhvillimin e ndeshjeve dhe paralelisht një për stërvitje.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

557598665 4376397059245191 2743961973217836252 n
Lajmi i mëparshëm

Jovica Ilievski: Mbështetje e fuqishme për projektet zhvillimore në Bërvenicë

sherr me thika ne bilisht plagosen 2 persona 68dd82f6ca291
Lajmi i radhës

Sherr me thika në Bilisht/ Plagosen 2 persona

Të fundit nga

Tërmet 5.2 ballë godet Turqinë, epiqendra pranë Demirçit

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar gjatë orëve të mbrëmjes në Turqi. Sipas Qendrës Evropiane-Mesdhetare të Sizmologjisë (EMSC), lëkundja sizmike është regjistruar rreth 20 kilometra në veriperëndim të

Limuzina e së ardhmes me frymëzim nga vitet 30

Në të ardhmen, personazhe të shquar, drejtues ekzekutivë dhe politikanë mund të udhëtojnë me shoferë në diçka të quajtur Aznom L’Epoque. I krijuar nga kompania e dizajnit Aznom me seli në Monza
ShkoLartë