dasma mbaroi ja ku do te transferohen dua lipa dhe callum turner 6a2d7d9bb466a

​Dasma mbaroi, ja ku do të transferohen Dua Lipa dhe Callum Turner

June 13, 2026
1 minut lexim

Vetëm pak ditë pas dasmës së tyre madhështore në Palermo të Sicilisë, këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa dhe aktori britanik Callum Turner kanë vendosur të nisin një kapitull të ri në jetën e tyre.

Çifti, i cili deri më tani ka jetuar në Londër, do të zhvendoset përkohësisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të paktën shtatë muaj. Vendimi lidhet me angazhimet e reja profesionale të Turner, i cili do të nisë xhirimet e dy filmave të rinj në SHBA, transmeton Oranews, përcjell KosovaPress.

Aktori pritet të jetë pjesë e ribërjes së filmit horror Possession, ku do të luajë përkrah aktores Margaret Qualley. Më pas ai do të shfaqet në filmin The Comebacker, ku do të interpretojë krah legjendës së Hollywood-it Tom Hanks.

Zhvendosja vjen menjëherë pas dasmës luksoze tre-ditore në Sicili, e cila thuhet se kushtoi rreth 1.5 milionë paundë dhe mblodhi emra të njohur të muzikës dhe modës, mes tyre Charli XCX, Mark Ronson, Tove Lo dhe Donatella Versace.

Para ceremonisë në Itali, çifti kishte kurorëzuar ligjërisht lidhjen e tyre në një ceremoni private në London. Tani, pas festimeve të mëdha, destinacioni i tyre i radhës do të jetë Amerika, ku do të jetojnë për muajt e ardhshëm ndërsa Callum Turner vazhdon projektet e tij të reja kinematografike.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

putin kemi avantazhin strategjik ne luften me ukrainen 6a2d7cd06cc02
Lajmi i mëparshëm

Putin: Kemi `avantazhin strategjik` në luftën me Ukrainën

mickoski erdogan turqia mbetet partner i rendesishem strategjik i maqedonise 6a2d818e2e080
Lajmi i radhës

Mickoski-Erdogan: Turqia mbetet partner i rëndësishëm strategjik i Maqedonisë

Të fundit nga

ShkoLartë