dasma kthehet ne tragjedi gjyshi i nuses nderron jete ne mes te salles 68ac4c74a7ba9

Dasma kthehet në tragjedi, gjyshi i nuses ndërron jetë në mes të sallës!

August 25, 2025
1 minut lexim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një dasmë në Patra të Greqisë, ku gëzimi u shndërrua në dhimbje për familjarët dhe të ftuarit. Gjyshi 85-vjeçar i nuses humbi jetën papritur gjatë festimeve.

Sipas raportimeve të flamis.gr, ngjarja ndodhi teksa çifti dhe të ftuarit po festonin me valle e këngë, kur i moshuari u ngrit për të kërcyer, në nder të mbesës së tij.

Pas kërcimit, ai u ul për të pushuar, por papritur u rrëzua pa ndjenja, para syve të të ftuarve.

Pavarësisht ndihmës së shpejtë që iu ofrua në vendngjarje, 85-vjeçari fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë.

Pas kësaj dasma u ndërpre menjëherë, ndërsa ambienti festues u mbush me trishtim dhe lot. Të afërmit e çiftit dhe miqtë janë tronditur nga humbja e papritur.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

totem automobili zbulon prototipin e kufizuar gt super sp 68ac4c313868f
Lajmi i mëparshëm

Totem Automobili zbulon prototipin e kufizuar GT Super SP

lufta rusi ukraine armiku i putinit probleme madhore me financuat dhe rekrutimin te ulet ne negociata 68ac4e2c1bdaf
Lajmi i radhës

Lufta Rusi-Ukrainë/ Armiku i Putinit: Probleme madhore me financuat dhe rekrutimin, të ulet në negociata!

Të fundit nga

ShkoLartë