Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani zhvilloi disa takime të nivelit të lartë dy ditë më parë në Departamentin Amerikan i Shtetit.
DASH ka zbuluar për mediat qëllimet e takimeve. DASH deklaron se fokusi i diskutimeve të Dumanit dhe zyrtarit të lartë të Byrosë, Brendan Hanrahan, ishin lufta ndaj trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm.
“Shtetet e Bashkuara po punojnë me Shqipërinë për qëllimet tona të përbashkëta të ndalimit të trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe migracionit të parregullt. Zyrtarë të lartë të Departamentit u takuan me Kreun e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Dumani, për të diskutuar fusha të bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë”, tha DASH. Dumani ishte në Uashington më 2 shtator. Takimi me Hanrahan u mbajt me dyer të mbyllura dhe nuk kishte mbulim mediatik.
Dumani është një nga drejtuesit i vlerësuar më parë nga DASH. Në vitin 2024 Dumani u vlerësua nga Departamenti Amerikan i Shtetit me çmimin e kampionit kundër korrupsionit.
Burimi: opinion.al


