Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, i cili edhe këtë vit garon për një mandat të ri në krye të komunës, ka bërë të ditur se në shkollën fillore komunale “Liman Kaba” është vendosur laminati i ri në hapësirat mësimore. Ky është vetëm vazhdim i projekteve të shumta të realizuara gjatë viteve të fundit për përmirësimin e kushteve të arsimit në Butel.
“Në këtë shkollë, tashmë është bërë fasada e re, është rregulluar oborri për herë të parë pas 30 vjetësh, janë vendosur dyer të reja dhe janë rikonstruktuar tërësisht tualetet. Përveç kësaj, “Liman Kaba” ishte ndër shkollat e para në komunë që u pajis me kabinet informatike dhe tabela interaktive, duke sjellë teknologjinë moderne në procesin mësimor,” ka thënë Kostovski.
Kostovski gjithashtu ka theksuar se investimet në arsim mbeten prioritet i tij dhe i Komunës së Butelit.
“Vazhdojmë të krijojmë kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit tanë, sepse e ardhmja ndërtohet vetëm përmes arsimit cilësor,” ka deklaruar Kostovski.
Me këto investime sipas Darko Kostovskit, po dëshmohet se përkujdesja për shkollat dhe për fëmijët e Butelit nuk është vetëm premtim, por realitet i prekshëm që po ndryshon jetën e përditshme të qindra familjeve.



