dap pas skandalit financiar prej 48 milione eurove zero tolerance ndaj korrupsionit 696c10b128f3e

DAP pas skandalit financiar prej 4,8 milionë eurove: Zero tolerancë ndaj korrupsionit

January 18, 2026
1 minut lexim

Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) njoftoi se është në bashkëpunim të vazhdueshëm dhe të plotë me institucionet kompetente në të gjitha rastet ku ka dyshime për veprime të paligjshme në fushën e tatimeve, përfshirë edhe rastin aktual.

DAP informoi se prokurorisë i është dorëzuar dokumentacioni i plotë, si dhe materialet profesionale dhe sqarimet lidhur me rregullativën tatimore dhe procedurat, të cilat rrjedhin nga kontrollet e kryera.

“Drejtoria për të Ardhura Publike thekson qartë se nuk ka kompromis kur bëhet fjalë për veprime të paligjshme, keqpërdorim apo korrupsion. Këto dukuri janë të papranueshme dhe krejtësisht në kundërshtim me parimet profesionale dhe etike të institucionit,” thuhet në njoftimin e DAP.

Gjatë kohës së procedurës, DAP njoftoi se ka marrë masat e duhura për funksionimin e pandërprerë të institucionit dhe stabilitetin e proceseve të punës në njësinë organizative të prekur, me qëllim mbrojtjen e interesit publik dhe ruajtjen e integritetit institucional.

Aksioni i Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit u krye në 16 lokacione në mbarë vendin, ndërsa nën hetim janë 20 persona, të cilët dyshohen se përmes Drejtorisë për të Ardhura Publike e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit prej 4,8 milionë euro (297.733.844 denarë). Kryesori pas kësaj afere është një shtetas serb. Prokuroria kërkoi paraburgim për 10 persona, ndërsa për 10 të tjerë masa kujdesi.

Gjykata penale ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh për tetë persona të lidhur me aksionin për keqpërdorimet financiare në Drejtorinë e të Ardhurave Publike (DAP), për shkak të dyshimeve për rrezik arratisjeje, ndikim mbi dëshmitarët dhe mundësi për ta përfunduar ose përsëritur veprën penale.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

leshohen autobuse tetove kodra e diellit bileta kthyese kushton 200 denare 696c0f73a2924
Lajmi i mëparshëm

Lëshohen autobusë Tetovë-Kodra e Diellit! Bileta kthyese kushton 200 denarë

10 punonjes policie sulmuan te denuarin 26 vjecar ne rec 696c1d353d470
Lajmi i radhës

“10 punonjës policie “sulmuan” të dënuarin 26-vjeçar në Reç”

Të fundit nga

ShkoLartë