danny glover zbulon se vuan nga alzheimer aktori i njohur rrefen betejen me semundjen 6a47dba0b591f

Danny Glover zbulon se vuan nga Alzheimer: Aktori i njohur rrëfen betejën me sëmundjen!

July 3, 2026
1 minut lexim

Aktori i njohur amerikan Danny Glover ka zbuluar se prej disa vitesh po jeton me sëmundjen e Alzheimerit.

79-vjeçari e bëri publik lajmin gjatë një interviste për NBC, ku tregoi se diagnozën e mori pak kohë pasi u nderua me çmimin e nderit Oscar në vitin 2022. Edhe pse pranon se lëvizjet, të folurit dhe kujtesa e tij janë ngadalësuar, ai theksoi se vazhdon të jetë aktiv.

“Mund të jetoj me të. Jam i sigurt se, ndërsa sëmundja përparon, gjërat do të jenë ndryshe dhe do të ndryshojnë”, u shpreh aktori.
Glover, fitues i katër çmimeve Emmy, është i njohur për rolet e tij në filmat “Lethal Weapon” dhe “The Color Purple”, si edhe për një karrierë që numëron mbi 170 role në film dhe televizion.

Në intervistë, vajza e tij Mandisa Glover tha se familja vendosi të flasë hapur për diagnozën e aktorit për të ndihmuar në luftën kundër paragjykimeve që shoqërojnë Alzheimerin.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme që ai të ketë kontroll mbi historinë e tij. Tani është momenti i duhur që ta tregojë vetë,” u shpreh ajo.

Glover foli edhe për pasionin për artin dhe drejtësinë sociale, duke theksuar se arti mbetet një mënyrë për të kuptuar dhe reflektuar mbi sfidat e botës.

“Bota përballet me shumë sfida. Arti na ndihmon t’i shohim ato nga një këndvështrim tjetër,” tha aktori.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

afro 4 mije vdekje te raportuara gjate vales se te nxehtit ne france belgjike dhe holande 6a47dad0ccd9f
Lajmi i mëparshëm

Afro 4 mijë vdekje të raportuara gjatë valës së të nxehtit në Francë, Belgjikë dhe Holandë

breshri dhe reshjet e dendura shkaterrojne te mbjellat ne maqedoni bujqit kerkojne demshperblim 6a47df8cea8ea
Lajmi i radhës

Breshri dhe reshjet e dendura shkatërrojnë të mbjellat në Maqedoni, bujqit kërkojnë dëmshpërblim

Të fundit nga

ShkoLartë