danimarka thote se ka detektuar drone afer objekteve ushtarake 68d7cdf4525bc

Danimarka thotë se ka detektuar dronë afër objekteve ushtarake

September 27, 2025
1 minut lexim

Dronë të paidentifikuar janë parë pranë instalimeve ushtarake në Danimarkë gjatë natës, thanë Forcat e Armatosura më 27 shtator.

Ky njoftim vjen pasi disa inkursione afër aeroporteve dhe instrastrukturës kritike janë regjistruar gjatë kësaj jave në Danimarkë.

“Mbrojtja daneze mund të konfirmojë se dronët u panë në disa lokacione të mbrojtjes së Danimarkës mbrëmë. Disa kapacitete të mbrojtjes u dislokuan”, tha një zëdhënës i Forcave të Armatosura të Danimarkës.

Ushtria daneze nuk specifikoi se ku saktësisht u detektuan dronët.

Policia tha se kishte parë dronë pranë bazës ajrore Karup, në perëndim të Danimarkës, raportoi agjencia e lajmeve Ritzau.

Ndërkaq, policia norvegjeze tha të shtunën se po heton lëvizjen e mundshme të dronëve pranë bazës ajrore Oerland, që është baza kryesore për avionët luftarakë F-35 të Novergjisë.

“Rojet në bazë kanë bërë disa vëzhgime në perimetrin jashtë bazës mëngjesin e së shtunës”, thanë Forcat e Armatosura të Norvegjisë për agjencinë Reuters.

Aeroporti në Kopenhagë u mbyll për disa orë të hënën pasi disa dronë u panë në hapësirën ajrore. Pesë aeroporte të tjera, civile dhe ushtarake, po ashtu u mbyllën përkohësisht në ditët pasuese.

Autoritetet daneze i ka quajtur inkursionet sulme hibride dhe kryeministri, Mette Frederiksen, ka thënë më herët gjatë kësaj jave se ishin “sulmet më serioze ndaj infrastrukturës kritike daneze deri më tani”. / REL

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

stellantis ka bateri te re parashikojne performanca revolucionare 68d7cdae80402
Lajmi i mëparshëm

Stellantis ka bateri të re – parashikojnë performanca revolucionare

emri i vertete i aktorit bruce willis ka habitur shume njerez duke shkaktuar diskutime ne rrjetet sociale 68d7d5f0d75ec
Lajmi i radhës

Emri i vërtetë i aktorit Bruce Willis ka habitur shumë njerëz, duke shkaktuar diskutime në rrjetet sociale

Të fundit nga

Aksident me fatalitet në Mavrovë, policia me detaje

Dy persona nga Gostivari kanë ndërruar jetë pasi kanë rënë me veturë në lumin Radika. Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, teksa arsye e aksidentit sipas informatave zyrtare të policisë është
ShkoLartë