dallame e jelek nusesh ne mbeturina kompania pastrimi befasohet cfare gjen ne kontejnere 688f4a8eae785

Dallamë e jelek nusesh në mbeturina, kompania “Pastrimi” befasohet çfarë gjen në kontejnerë

August 3, 2025
1 minut lexim

Një zbulim i pazakontë është bërë nga punëtorët e kompanisë regjionale të mbeturinave “Pastrimi” gjatë grumbullimit të mbeturinave në kryeqytet.

Në mesin e mbeturinave, ata kanë hasur në një dallamë dhe një jelek tradicional – rroba të pastra dhe të ruajtura me përpikmëri, si të mos kishin dalë kurrë nga sirtari.

Përkrah tyre ishin edhe një palë rroba burri, të palosura me kujdes, pa asnjë shenjë kohe apo dëmtim, të trajtuara me një respekt që rrallë shihet në objekte të hedhura.

“Ndoshta ishin pjesë e pajës, ndoshta dhuratë nga një dasmë apo kanë pasur tjetër domethënie”, ka njoftuar kompania “Pastrimi”, duke shprehur habinë për mënyrën se si këto rroba kishin përfunduar mes plehrave.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shokuese loder sesuale ne fushe gjate ndeshjes autori arrestohet 688f4a8b45eb1
Lajmi i mëparshëm

Shokuese, lodër se*suale’ në fushë gjatë ndeshjes, autori arrestohet

gjermania do ti jape ukraines dy sisteme te tjera mbrojtese shba te do te rimbushin rezervat 688f4b7c3ca8e
Lajmi i radhës

Gjermania do t’i japë Ukrainës dy sisteme të tjera mbrojtëse, SHBA-të do të rimbushin rezervat

Të fundit nga

ShkoLartë