dalja e pare si cift mateo dhe brikena flasin per eksperiencen ne bbv dhe projektet e reja 69e7466711aa1

Dalja e parë si çift, Mateo dhe Brikena flasin për eksperiencën në BBV dhe projektet e reja

April 21, 2026
1 minut lexim

Çifti i shumëpërfolur i Big Brother Vip, Mateo dhe Brikena kanë folur për eksperiencën e tyre në këtë format televiziv të jashtëzakonshëm dhe projektet e tyre.

Ishte Brikena ajo që foli për projektet e reja gjatë një interviste për gazetaren e Top Channel, Sara Hila, ku u shpreh optimiste se do të priten shumë mirë nga publiku dhe mbështetësit.

Kjo ishte dalja e parë zyrtare e Mateos dhe Brikenës, që edhe pse njiheshin jashtë, finalizuan dashurinë e tyre brenda shtëpisë së BBV.

Intervista:

Mateo: Kjo është festa e Top Channel, jo festa jonë, por jemi të gëzuar që të festojmë me gjithë produksionin që na ka dhënë mundësinë për t’u bërë pjesë.

Brikena: Jam shumë mirënjohëse për rrugëtimin që kam bërë dhe mezi kam pritur që të bëhej kjo festë për t’u bashkuar. Për të lënë debatet dhe gjërat që kemi pasur, për t’u kënaqur dhe festuar.

Pyetje: Keni ardhur bashkë, apo jo?

Mateo: Patjetër që po.

Pyetje: A u vonua Brikena duke u bërë gati?

Brikena: Jo, të them të drejtën, u vonua Mateo.

Mateo: Çfarë të bëjmë, varet çfarë punësh kemi. Kontaktet e para ishin me fansat që në studio. Pjesën më të madhe të kohës e kam kaluar me familjen, kam pasur probleme me telefonin, kam parë rreth 5% të videove dhe gjërave që fliteshin në rrjet. Jam jashtë më se i lumtur për çdo fjalë të mirë dhe mbështetje të publikut, është kënaqësi më vete dhe mendoj se është fitorja ime më e madhe pas Brikenës.
Brikena: Partneri/ja e duhur duhet të jetë fansi më i madh.

Mateo: Kam pasur besim plot te motra ime dhe më ka bërë më se krenar për mbështetjen, angazhimin dhe suportin.

Brikena: Projektet e reja nuk i zbulojmë, sepse ndryshe nuk realizohen, do i mbajmë sekret. Ka shumë gjëra të reja që besoj se do priten shumë mirë.

Mateo: Coming soon.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

apartamente toke dhe kuota te pese shoqerive prokuroria kerkon sekuestrimin e pasurive te arjan hykes i denuarit ne itali per trafik droge 69e7449e9b01c
Lajmi i mëparshëm

Apartamente, tokë dhe kuota të pesë shoqërive, Prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurive të Arjan Hykës, i dënuarit në Itali për trafik droge

bastisje ne shkup gjenden droge dhe kultivime kanabisi ndalohet nje person 69e74c62f17e9
Lajmi i radhës

Bastisje në Shkup, gjenden drogë dhe kultivime kanabisi, ndalohet një person

Të fundit nga

Zbulohet “laboratori” i drogës në Shkup

Gjatë ditës së djeshme, në territorin e Komunës së Aerodromit, policia ka privuar nga liria V.V. (50) nga Shkupi, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Policisë, gjatë bastisjeve në shtëpinë e tij, janë
ShkoLartë