dalim per qytetaret luciano boci tregon skenaret per 10 shkurtin 698919e0894e5

‘Dalim për qytetarët’/ Luçiano Boçi tregon skenarët për 10 shkurtin

February 9, 2026
1 minut lexim

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka folur për protestën e paralajmëruar më 10 shkurt të opozitës, duke theksuar se ajo nuk është një manovër politike, por një reagim qytetar ndaj asaj që opozita e konsideron si kapje të shtetit dhe korrupsion të përhapur.

I ftuar në A2, Boçi u shpreh se protesta buron nga zemërimi dhe revolta e qytetarëve, të cilët sipas tij ndihen të tradhtuar nga qeverisja aktuale.

“Nuk ka skenarë të fshehtë. Është qytetari që gjen formën dhe mënyrën për të shprehur revoltën. Ne si deputetë kemi detyrimin të jemi në rreshtin e parë të kësaj revolte”, tha ai.

Sipas Boçit, protesta synon të mbrojë të vërtetën dhe interesin publik, duke i dhënë zë pakënaqësisë së qytetarëve ndaj korrupsionit dhe mungesës së drejtësisë. “Ne dalim për qytetarët, për të vërtetën dhe për besimin tek alternativa. Kjo nuk është shfrytëzim politik i situatës, por një reagim i domosdoshëm ndaj padrejtësisë,” theksoi ai.

Ai shtoi se më 10 shkurt pritet një mobilizim i gjerë qytetar, ku protesta do të shërbejë si mesazh i fortë kundër qeverisë dhe në mbrojtje të demokracisë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zgjedhjet presidenciale ne portugali kandidati socialist arrin nje fitore derrmuese jose seguro siguron 63 te votave 6989190be1b6b
Lajmi i mëparshëm

Zgjedhjet presidenciale në Portugali, kandidati socialist arrin një fitore dërrmuese! José Seguro siguron 63% të votave

nese ndodh dicka ta dish qe keni pergjegjesi ismet avdullahu rrefen per ditet e fundit te zahir pajazitit permend ali ahmetin e nait hasanin 698919ef34794
Lajmi i radhës

“Nëse ndodh diçka, ta dish që keni përgjegjësi” – Ismet Avdullahu rrëfen për ditët e fundit të Zahir Pajazitit, përmend Ali Ahmetin e Nait Hasanin!

Të fundit nga

Liria njofton shkarkimin e Liridon Lecit

Humbja me rezultat 4:1 e Lirisë nga Trepça ’89 nuk u përtyp dot nga prizrenasit në kuadër të javës së 19-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll. FC Liria e
ShkoLartë