dalai lama thote se do te kete nje pasardhes pas vdekjes se tij 6864ff605ac48

​Dalai Lama thotë se do të ketë një pasardhës pas vdekjes së tij

July 2, 2025
1 minut lexim

Më herët gjatë ditës së sotme, Dalai Lama publikoi një mesazh video ku konfirmoi se institucioni 600-vjeçar i udhëheqësit shpirtëror tibetian do të vazhdojë edhe pas vdekjes së tij dhe se ai do të ketë një pasardhës.

Sipas BBC-së, ai tha se vetëm Fondacioni Gaden Phodrang, të cilin e ka themeluar vetë, ka autoritetin për të njohur reinkarnimin e tij të ardhshëm – “askush tjetër nuk ka ndonjë autoritet për të ndërhyrë”.

Ai bëri këtë njoftim të shumëpritur në qytetin verior indian të Dharamshalës, ku jeton në mërgim që nga viti 1959, kur Kina aneksoi Tibetin.

Kina e konsideron Dalai Lamën si separatist dhe pretendon se ka të drejtën për të zgjedhur pasardhësin e tij.

Qindra ndjekës janë mbledhur në Dharamshala për të festuar 90-vjetorin e Dalai Lamës këtë javë; mes tyre ka edhe mysafirë të famshëm si aktori i njohur i Hollivudit, Richard Gere.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

institucionet fillojne projektin per dokumentim te 10 masakrave 6864fe705f4d2
Lajmi i mëparshëm

Institucionet fillojnë projektin për dokumentim të 10 masakrave

mucunski fatkeqesisht edhe ne shekullin e 21 te identiteti eshte nje kategori qe vendet qe e quajne veten evropiane po perpiqen ta kontestojne 686502a826e24
Lajmi i radhës

Mucunski: Fatkeqësisht, edhe në shekullin e 21-të, identiteti është një kategori që vendet që e quajnë veten evropiane po përpiqen ta kontestojnë

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë