dakota johnson mori gjithe vemendjen me fustanin transparent ne festivalin e filmit ne zurich 68d6a092ee059

Dakota Johnson mori gjithë vëmendjen me fustanin transparent në Festivalin e Filmit në Zurich

September 26, 2025
1 minut lexim

Aktorja Dakota Johnson pati edhe një moment tjetër me të ashtuquajturin “naked dress”, teksa u shfaq me një fustan të guximshëm prej dantelle në edicionin e 21-të të Festivalit të Filmit në Cyrih të enjten.

Aktorja e filmit The Materialists, 35 vjeç, zgjodhi të mos mbante reçipeta, duke veshur një fustan blu me dantellë që vinte në pah linjat e saj elegante, shkruan DailyMail.

Pjesa e sipërme e punuar me dantellë vazhdonte në një fund me bel të ulët, i cili kombinohej me detaje dramatike prej tylit. Dakota u duk mjaft e qeshur dhe me humor teksa pozonte në tapetin e kuq, përpara se të ngjitej në skenë për të pranuar çmimin Golden Eye.

Image

Dakota Johnson

Kjo paraqitje vjen pak javë pasi aktorja tërhoqi vëmendjen në “Kering Caring for Women Dinner” gjatë Javës së Modës në Nju Jork, ku kishte zgjedhur një tjetër veshje tejet provokuese.

Për të ruajtur privatësinë, aktorja e Madame Web kishte veshur një set të brendshmesh prej sateni të zi poshtë fustanit transparent. Veshjen e kompletoi me sandale elegante me rripa, duke krijuar një paraqitje që la pa fjalë të pranishmit.

Image

Dakota Johnson

Johnson i dha fund lidhjes me frontmenin e grupit Coldplay, Chris Martin, 48 vjeç, në qershor të këtij viti. Dyshja kishin nisur romancën në vitin 2017, ishin fejuar pas disa vitesh, por pas tetë vitesh së bashku vendosën të ndaheshin. Një burim i tha ekskluzivisht Daily Mail se marrëdhënia e tyre “kishte përfunduar prej kohësh”, ndonëse lajmi i ndarjes u përjetua si i “rëndë” për fansat.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ramush haradinaj nderon disa luftetare te uck se 68d69f6f8739c
Lajmi i mëparshëm

Ramush Haradinaj nderon disa luftëtarë të UÇK-së

ipis vlen fiton shkupin shqiptaret i kthejne shpinen referendumit te aki se 68d6a4ba778cd
Lajmi i radhës

IPIS: VLEN fiton Shkupin, shqiptarët i kthejnë shpinën “referendumit” të AKI-së

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë