dajana kalo person hemoragji cerebrale hapet fushate ndihme per modelen e njohur 696dcc931e4e8

Dajana Kalo përson hemoragji cerebrale, hapet fushatë ndihme për modelen e njohur

January 19, 2026
1 minut lexim

Modelja e njohur Dajana Kalo po përballet me një situatë shumë të rëndë shëndetësore pas një hemorragjie cerebrale, si pasojë e një Malformacioni Arteriovenoz (MAV).

Aktualisht, ajo nuk është në gjendje të lëvizë dorën dhe këmbën e djathtë dhe ka nevojë për kujdes mjekësor të specializuar.

Në ditët në vijim, Dajana do t’i nënshtrohet një operacioni urgjent dhe shumë delikat në tru, pas së cilit do të nisë një proces i gjatë rikuperimi, që përfshin rehabilitim intensiv, terapi fizike dhe trajtime neurologjike.

Për të mbështetur trajtimin e kostosur të Dajanës, është hapur një faqe GoFundMe, ku çdo ndihmë, sado e vogël, mund të ketë një ndikim të madh. Përveç kontributeve financiare, fjalët e mbështetjes janë po aq të vlefshme për t’i dhënë forcë dhe shpresë modeles.

Mbështetësit mund të kontribuojnë dhe të ndajnë fushatën për të ndihmuar Dajanën të kalojë këtë moment kritik.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksident i frikshem ne spanje perplasen dy trena me shpejtesi te larte disa viktima 696d703f55d02
Lajmi i mëparshëm

Aksident i frikshëm në Spanjë! Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë, disa viktima

e mbuluar nga debora rama ndan pamjet me dron nga dardha magjike 696ddf36d194a
Lajmi i radhës

“E mbuluar’ nga dëbora/ Rama ndan pamjet me dron nga Dardha: Magjike!

Të fundit nga

ShkoLartë