cun lajci befasohet me dhurate luksoze nga bashkatdhetaret ne cyrih i blejne veture benz 68dc571bbd13a

Çun Lajçi befasohet me dhuratë luksoze nga bashkatdhetarët në Cyrih, i blejnë veturë “Benz”

October 1, 2025
1 minut lexim

Aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook një moment të veçantë të jetës personale dhe artistike, duke shprehur gëzimin për një dhuratë të jashtëzakonshme që ka marrë.

Në postimin e tij, Lajçi tregon se një grup bamirësish nga Gjilani, pjesë e komunitetit të Zymberive që jetojnë dhe punojnë në Cyrih, i kanë dhuruar një veturë “Benz” (natyrisht e përdorur), për ta lehtësuar në udhëtimet e tij nëpër qytetet e atdheut me kuferin plot libra dhe mall për lexuesit.

“Thonë: Idhnimin e gëzimin ndaj miqve: i pari tretet si hije në diell, e i dyti rritet si kangë në zemër! Sot gëzimin tim po e ndaj me ju, që s’e kursyet respektin ndaj meje e librat e mi i morët si dhanti shpirti,” shkruan aktori.

Ai citon mesazhet prekëse të dhuruesve, të cilët e vlerësojnë jo vetëm si artist, por edhe si frymëzim për Kosovën dhe letërsinë shqipe. “Jam rritë me recitimet tua; – kishte shkruar Nexhati kur e kishte nisur veturën për Kosovë, dhe kam derdhë lot sa herë t’kam pa në skenë me një grusht dhé e me një plis të djegun. Ti na dhe shpresë për një Kosovë të lirë e na frymëzove me vargjet e Fishtës, ndaj e meriton një jetë të dinjitetshme, o artisti i Kombit,” kishte shkruar ai.

Çun Lajçi e ka përshkruar dhuratën si një “kurorë mbi 50 vjet krijimtari dhe 79 vjet jetë”, një shenjë se malli dhe fjala e artit nuk plaken kurrë. Ai falënderoi publikisht Jasharin dhe Nexhatin për bamirësinë e tyre, duke u lutur që drita e mirëdashësisë së tyre të mos shuhet kurrë.

“Faleminderit Jashar, faleminderit Nexhat! Bamirësia juaj u shndrit si dritë dhe mos u harroftë kurrë, e Zoti kurrë mos ua ngushtoftë as zemrën as sofrën!” përfundon aktori.

Ky moment tregon jo vetëm lidhjen e ngushtë mes artistëve dhe ndjekësve të tyre, por edhe respektin e madh që shoqëria ka për figurat kulturore dhe për librin si trashëgimi të përjetshme. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

haradinaj dhe latifi premtojne fuqizim te grave ne rahovec 68dc55ee3400f
Lajmi i mëparshëm

Haradinaj dhe Latifi premtojnë fuqizim të grave në Rahovec

afrim gashi konventa e vlen it deshmoi perkushtim dhe vizion per te ardhmen e komunave 68dc5b39c2018
Lajmi i radhës

Afrim Gashi: Konventa e VLEN-it dëshmoi përkushtim dhe vizion për të ardhmen e komunave

Të fundit nga

ShkoLartë