Gjon Culaj, profesor i studimeve të sigurisë, ka thënë anëtarësimi i Kosovës në NATO është politik dhe jo ushtarak.
Madje, ai ka thënë se po të ishte vetëm kriteri ushtar si kusht për anëtarësim, Kosova me ushtrinë që ka do të ishte pjesë e NATO-s
“Ky nuk është një proces teknik a subjektiv, po flasim për një proces politik. Kemi probleme të brendshme dhe të jashtme politike. Të jashtme janë ato që lidhen me mosnjohjes e statusit politik nga katër vende anëtare të NATO-s dhe gjithë e dimë së në kornizën e funksioni të NATO-s kërkohet koncensues jo vetëm për anëtarësim por edhe faza tjera që ne duhet të kalojmë. Jam i bindur që po të ishte vetëm kriteri ushtarak, me ushtrinë që kemi ne sot do të ishte anëtare e NATO-së”, ka thënë Culaj në emisionin “Këndi i Debatit”.
Ai ka thënë se Kosova deri në anëtarësim duhet të fuqizojë raportet bilaterale me shtetet që janë anëtare të NATO-s, ashtu siç ka bërë me nënshkrimin e marrëveshjes në fushën e mbrojtjes me Shqipërinë dhe Kroacinë.
Burimi: botasot.info


