covid e viroza ne shqiperi mjekja simptomat zgjasin disa dite 68ed1cb776931

COVID e viroza në Shqipëri, mjekja: Simptomat zgjasin disa ditë

October 13, 2025
1 minut lexim

Vjeshta ka hyrë me një qarkullim të dendur të virozave respiratore dhe COVID. Problemet me rrugët e frymëmarrjes dhe ato të traktit tretës kanë bërë që shumë të rritur, por edhe fëmijë, të kenë nevojë për ndihmën e mjekëve të familjes dhe atyre pediatër.

“Simptomat kanë qenë ato të një viroze, me temperaturë, me dhimbje fyti, me kollë dhe sekrecione“, thotë mjekja Blerta Berberi.

Infeksionet e traktit tretës janë ato që mbizotërojnë më shumë.

“Shqetësimet gastrointestinale kanë variuar nga tre ditë. Kemi pasur pak raste që kanë zgjatur deri në pesë apo gjashtë ditë, por që gjithsesi janë menaxhuar me sukses”, thekson ajo.

Infektimet nga COVID janë gjithmonë prezente, por me simptoma më të lehta që zgjasin 2-3 ditë, shkruan RTSh.

“Predisponojmë edhe testet e COVID-19, dhe për çdo pacient që është i dyshuar, kryejmë testet për të vënë një diagnozë sa më të saktë”, nënvizon mjekja.

Grupmoshat më të prekura janë ato aktive për punë.

“Pacientët me probleme respiratore predominojnë moshat pediatrike, ndërsa me çrregullime të traktit gastrointestin kemi pasur edhe mosha pediatrike edhe të rritura“, thotë mjekja.

Mjekët këshillojnë të shmanget vetëmjekimi kur temperatura është dominuese dhe qëndrimi në ambiente të mbyllura, ndërsa të sëmurët kronikë marrin dozën e vaksinës së gripit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mickoski shumica qeveritare eshte stabile sdo kete zgjedhje te parakohshme parlamentare 68ed1b5c95857
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: Shumica qeveritare është stabile, s’do ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

sylvinho nuk ka miqesore ne futboll shqiperia gati per jordanine 68ed1d15bdba1
Lajmi i radhës

Sylvinho: Nuk ka miqësore në futboll, Shqipëria gati për Jordaninë

Të fundit nga

ShkoLartë