courteney cox tregon veten pa grim dhe flet per betejat me lekuren mjaft me me reaksione alergjike 6872df12bbfed

Courteney Cox tregon veten pa grim dhe flet për betejat me lëkurën: Mjaft më me reaksione alergjike

July 13, 2025
1 minut lexim

Courteney Cox ka zgjedhur të jetë plotësisht e sinqertë me ndjekësit e saj në Instagram.

Aktorja 61-vjeçare ndau disa selfie pa grim, ku tregoi jo vetëm pamjen e saj natyrale, por edhe një betejë personale me shëndetin e lëkurës.

Në një video të montuar me këngën “Lovesick Lullaby” të YUNGBLUD në sfond, Courteney shfaqet në momente të ndryshme me fytyrën e skuqur, duke përmendur se ka vuajtur nga disa reaksione alergjike, shkruan DailyMail.

Në një nga fotografitë, ajo ka shkruar thjesht “Reaksion alergjik”, ndërsa në të tjera shfaqet me puçrra, lëkurë të ndjeshme dhe një humor të mirë, pavarësisht gjithçkaje.

“Gjysmënjeri, gjysmëvullkan?”, shkruan ajo me ironi në një nga fotografitë ku tregon një puçërr në faqe.

Në një tjetër selfie qesharake, thotë: “Nuk jam shumë e sigurt për këtë”, ndërsa në një tjetër pyet veten: “Oh dreqin, kështu dukem unë?”

Pavarësisht shqetësimeve, Courteney është vlerësuar nga ndjekësit për autenticitetin dhe guximin për të ndarë realitetin ashtu siç është.

Komentet e mbështetjes nuk munguan, duke e quajtur atë “personin më real në Instagram” dhe “të bukur nga çdo këndvështrim”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

moti per neser 6872de2257fa7
Lajmi i mëparshëm

Moti për nesër

nendega e bdi se ne teqe se shpejti i bashkohet vlen zeqiri mesazh per ata qe harruan popullin 6872e1306e41d
Lajmi i radhës

Nëndega e BDI-së në Teqe së shpejti i bashkohet VLEN. Zeqiri: Mesazh për ata që harruan popullin

Të fundit nga

ShkoLartë