costa siguron kamberin be po ndjek nga afer trajtimin e shqiptareve ne serbi 68821b903fadb

Costa siguron Kamberin: BE po ndjek nga afër trajtimin e shqiptarëve në Serbi

July 24, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në një letër dërguar më 18 korrik deputetit të vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian po ndjek nga afër trajtimin e pakicave kombëtare nga autoritetet serbe, posaçërisht komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës.

Costa ka theksuar se “të drejtat e pakicave kombëtare do të jenë pjesë e rëndësishme e angazhimeve që Serbia duhet të përmbushë në kuadër të procesit të saj të anëtarësimit në BE”.

Ai ka shtuar se “nga Serbia kërkohet të harmonizojë kornizën e saj ligjore për të drejtat e pakicave me standardet ndërkombëtare dhe ato evropiane”.

Postimi i plotë:

Edhe një hap drejtë internacionalizimit të çështjes së shqiptarëve të Luginës

Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa, në përgjigjen e tij ndaj letrës së dërguar me 25 shkurt 2025, më ka siguruar se BE-ja po ndjek me kujdes trajtimin e pakicave kombëtare, përfshirë edhe komunitetin shqiptar në Serbi.

Sipas presidentit Costa, pakicat do të luajnë rol të rëndësishëm në kuadër të angazhimeve të Serbisë në procesin e anëtarësimit në BE. Nga Serbia pritet të përafrojë kuadrin e saj ligjor për të drejtat e pakicave me standardet ndërkombëtare dhe evropiane.

Këshilli i Evropës është i njoftuar hollsishëm me çështjen e pasivizimit të adresave. Kjo çështje është trajtuar edhe në raportet e zgjerimit të BE-së.

Angazhimi i jonë për avancimin e pozitës së pakicave do të vazhdojë – BE dhe integrimi i rajonit në të, mbeten aspiratat tona të vetme politike!

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zijade eshte nje fitore larg medaljes ne eyof shkupi 2025 68821b5383e30
Lajmi i mëparshëm

Zijade është një fitore larg medaljes në EYOF Shkupi 2025

kosova cyber team perfaqeson vendin ne garen me te madhe evropiane te sigurise kibernetike 68821c443096c
Lajmi i radhës

Kosova Cyber Team përfaqëson vendin në garën më të madhe evropiane të sigurisë kibernetike

Të fundit nga

ShkoLartë