collaku marrja e pamela qirkos si avokate konflikt i paster interesi 691b5d553d36c

Çollaku: Marrja e Pamela Qirkos si avokate, konflikt i pastër interesi

November 17, 2025
1 minut lexim

Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në studion e News24, ka komentuar situatën e zv/kryeministres Belinda Balluku pas marrjes së saj si e pandehur nga SPAK, duke theksuar nisjen e një hetimi pasuror.

“Jam i bindur që ka nisur hetimi pasuror për Ballukun, sepse regjistrimi i një procedimi penal ndaj një zyrtari përfshin edhe hetimin e pasurisë së ministrit,” tha Çollaku.

Ai shtoi se në këtë kontekst, është përfshirë edhe motra e Ballukut, avokatja Pamela Qirko, e cila sipas dokumenteve të publikuara paraqitej si “person fizik” dhe jo si avokate.

Gazetari theksoi se Qirko, e cila deri në dhjetor do të paguhej si ish-anëtare e KPK-së në procesin e Vettingut, përbën një konflikt të madh interesi.

“Ajo ka qenë pjesë e trupës së rivlerësimit të prokurorit të hetimit të Ballukut, Dritan Prençi. Edhe ajo duhet të jetë pjesë e hetimit pasuror si person i lidhur me zv/kryeministren,” shtoi Çollaku.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

alarm meteorologjik nga neser reshje te dendura shiu te shoqeruara me mot te keq ere dhe bubullima 691b5b5298abe
Lajmi i mëparshëm

Alarm meteorologjik/ Nga nesër reshje të dendura shiu të shoqëruara me mot të keq, erë dhe bubullima

yakin xhaka kerkon ta fitoje cdo ndeshje keshtu do te beje edhe ndaj kosoves 691b5db664cb8
Lajmi i radhës

​Yakin: Xhaka kërkon ta fitojë çdo ndeshje, kështu do të bëjë edhe ndaj Kosovës

Të fundit nga

ShkoLartë