collaku kosova ka vullnet per mbrojtje por i mungon armatimi i avancuar duhen sisteme raketore moderne 685f9c4468614

Çollaku: Kosova ka vullnet për mbrojtje, por i mungon armatimi i avancuar, duhen sisteme raketore moderne

June 28, 2025
min lexim

Njohësi i sigurisë dhe profesori universitar i kriminalistikës, Fatmir Çollaku, vlerësoi se Kosova ndodhet ende në fazën fillestare të konsolidimit ushtarak në aspektin e pajisjeve luftarake.

Ai në intervistë tha se vendi nuk ka kapacitete të rënda të armatimit, përfshirë sisteme raketore apo mburoja mbrojtëse, që janë thelbësore në rast të një sulmi modern me dronë apo raketa, siç janë bërë të zakonshme në luftërat bashkëkohore.

Duhet pranuar që Kosova është në atë fazën fillestare të konsolidimit ushtarak në aspektin e pajisjeve luftarake. Ne të gjithë e dimë që nuk kemi armatim të rëndë, nuk kemi as sisteme raketore, nuk kemi as mburojë raketore, që do të thotë në aspektin e ndonjë sulmi eventual raketor, meqë sot janë aktuale dronët dhe raketat, tanket dhe njësitë tjera të blinduara me pak janë prezente”, tha Çollaku.

Ai tha se teknologjia dhe digjitalizimi kanë ndryshuar rrënjësisht konceptin e luftës moderne, ku pajisjet inteligjente kanë epërsi ndaj resursit human.

Kemi një ndryshim rrënjësor të doktrinës luftarake dhe të konceptit të luftës dhe fitores në betejë, sepse tani digjitalizimi dhe teknologjia e avancuar e ka primatin në raport me resursin human. Dronët dhe fluturaket e tjera janë gjithnjë e më shumë në epërsi, sidomos sistemet raketore,” tha ai.

Duke e krahasuar situatën me Serbinë, Çollaku shtoi se shteti fqinj është shumë më i përgatitur në aspektin ushtarak dhe teknik dhe nuk ka nevojë për sisteme me rreze të gjatë, për shkak të afërsisë gjeografike me Kosovën.

“Serbia në aspektin hapësinor është shumë afër me ne, nuk ka nevojë që të disponojë sisteme raketore të domosdoshme largvepruese, por edhe ato që janë më të lehta dhe pak të kushtueshme , e të gjithë e dimë që Serbia masivisht është furnizuar me pajisje dhe armatim. Në aspektin teknik-ushtarak qëndron në nivel të lartë në raport me fuqitë e tjera të rajonit”, vlerësoi ai.

Megjithatë, Çollaku nuk e sheh këtë si arsye për panik, duke shtuar se Kosova ka forca dhe vullnet për mbrojtje, që historikisht kanë dëshmuar sukses kundër forcave pushtuese.

Por mos të tingëllojë kjo për opinionin si disfatë. Kosova ka FSK-në, ka Policinë, ka vullnetin real qytetar për të mbrojtur vendin. Sepse luftërat mbrojtëse gjithmonë kanë fituar në raport me luftërat pushtuese. Sot, në aspektin ushtarak, doktrinar dhe ligjor jemi shumë më të avancuar sesa dikur kur ishte UÇK-ja në male dhe i rezistoi me mundësitë që kishte”, tha ai.

Po ashtu, shtroi nevojën urgjente për forcim dhe modernizim të kapaciteteve ushtarake të Kosovës, duke kërkuar pajisje dhe sisteme mbrojtëse të avancuara, me theks të veçantë në mbrojtjen raketore.

“Pa dyshim që na duhet përforcim, konsolidim, na duhet furnizim me armatime dhe sisteme bashkëkohore të mbrojtjes raketore, meqë tashmë sistemet raketore janë më të avancuara dhe sistemet më primare në betejat e luftës”, tha për EO, Çollaku.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

deontay wilder rikthehet me fitore te fuqishme shenon nokaut teknik ne raundin e shtate ndaj tyrell herndon 685f9c40dad2f
Lajmi i mëparshëm

Deontay Wilder rikthehet me fitore të fuqishme, shënon nokaut teknik në raundin e shtatë ndaj Tyrell Herndon

konfirmohet keta jane shkembinjte me te vjeter ne toke 685f9cf5b773d
Lajmi i radhës

Konfirmohet, këta janë shkëmbinjtë më të vjetër në Tokë

Të fundit nga

Todiq flet pas betimit si kryetar i Leposaviqit

Në seancën konstituive, janë betuar anëtarë të kuvendit komunal dhe kryetari i Leposaviqit. Betimi është bërë në sallën e kuvendit komunal, në simbolet dhe flamurin e Kosovës. Ata kanë vepruar në përputhje

KV Skënderbeu nga Lipjani gati për shkodranët 

KV Skënderbeu nga Lipjani synon rezultate sa më të mira në Ligën Gjergj Kastrioti në volejboll, Volejbollistët janë mirë të përgatitur për sfidën me Vllazninë e Shkodrës. Siç thuhet nga klubi, edhe
ShkoLartë