collaku jemi larg bashkepunimit ushtarak kosove kroaci 688da48f3e229

Çollaku: Jemi larg bashkëpunimit ushtarak Kosovë-Kroaci

August 2, 2025
1 minut lexim

Oficeri ushtarak në Kroaci, Esad Çollaku, ka thënë se janë akoma larg bashkëpunimit ushtarak Shqipëri-Kroaci-Kosovë.

Sipas Çollakut, shteti i Kosovës duhet të vetëdijësohet dhe të mos pres shumë nga shtetet e tjera, por ta forcojë ushtrinë dhe policinë.

“Akoma jemi larg një bashkëpunimi ushtarak Shqipëri-Kroaci-Kosovë. Ajo që në fazën e parë të nënshkrimit të marrëveshjes tregon se kemi mundësi t’i zgjerojmë këto marrëveshje, deri te marrëveshja që t’i ndihmojmë njëra-tjetrës në secilën rrethanë që mund të ndodhen shtetet tona”.

“Ne duhet të vetëdijësohemi brenda territorit të Kosovës dhe nuk duhet të presim shumë nga shtetet e tjera. Duhet ta forcojmë shtetin e Kosovës me ushtrinë dhe policinë tonë”, tha Çollaku në Edicionin Special.

Tutje, ai u shpreh se është e mjerueshme kur ushtari i FSK-së apo polici shkojnë të punojnë nëpër salla dasmash për ta mbajtur familjen e vet.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arben taravari edi rama me tha qe mickoski do te na perdore dhe gjuaje si lecke ashtu edhe ndodhi 688d73ce0b167
Lajmi i mëparshëm

Arben Taravari: Edi Rama më tha që Mickoski do të na përdorë dhe gjuajë si leckë, ashtu edhe ndodhi

temperaturat sot deri ne 32 grade celsius 688dac81278ef
Lajmi i radhës

Temperaturat sot deri në 32 gradë Celsius

Të fundit nga

ShkoLartë