Coleen Rooney ka tërhequr vëmendjen me linjat e saj trupore teksa po shijonte rrezet e diellit në Barbados, gjatë ditës së mërkurë.
Familja Rooney ka udhëtuar drejt ishullit ekzotik në Karaibe për pushimet e tyre tradicionale të fundvitit dhe e ka pritur Vitin e Ri në plazh. Coleen u shoqërua nga bashkëshorti i saj, ish-futbollisti Wayne Rooney, 40 vjeç, si dhe nga katër djemtë e tyre: Kai (16), Klay (11), Kit (8) dhe Cass (6).
Coleen kaloi orë të tëra duke marrë rreze dielli, ndërsa djemtë u angazhuan në aktivitete ujore. Ajo u shfaq me një bikini bardhë e zi me vija, të kombinuar me një minifund, duke ekspozuar format e saj të tonifikuara – rezultat i palestrës dhe seancave të rregullta të Pilates-it që ndjek në Cheshire, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Bota sot”.

Për të shmangur shenjat nga rripat e bikinit, Coleen kishte zgjedhur një model bandeau. Ndërkohë, Wayne u bashkua me djemtë dhe kunatin për një xhiro plot adrenalinë me jet ski, fillimisht me Klay – i cili kishte krahun në allçi – e më pas me Kit.
Pas xhiros në det, Wayne u pa duke ecur në plazh, ndërsa Kit dhe Cass shijuan një shëtitje me një varkë inflatable.

Në pushimet familjare janë bashkuar edhe prindërit e Coleen, Colette dhe Tony, si dhe disa ish-shokë skuadre të Wayne Rooney, mes tyre Jonny Evans, Michael Carrick dhe Darren Gibson.
Çifti Rooney janë vizitorë të rregullt në Barbados dhe zotërojnë një vilë luksoze prej 5 milionë paundësh me pesë dhoma gjumi, pishinë infinity dhe kapacitet për 14 persona. Prona është blerë në vitin 2010 dhe jepet me qira kur familja nuk ndodhet aty.

Muajin e kaluar, Coleen u shfaq po aq rrezatuese teksa u dhuroi familjarëve një ditë “magjike” festive në LaplandUK.
Burimi: botasot.info


