coldplay ndalon koncertin dhe i kerkon fansave edhe nese sjeni dakord dergoni dashuri per familjen e charlie kirk 68c6ce919df21

Coldplay ndalon koncertin dhe i kërkon fansave: Edhe nëse s’jeni dakord, dërgoni dashuri për familjen e Charlie Kirk

September 14, 2025
1 minut lexim

Një moment i fuqishëm emociona gjatë koncertit të Coldplay në Wembley Stadium, Londër, kur frontmeni Chris Martin ndërpreu performancën për t’i bërë një thirrje publikut që të shfaqë empati dhe mbështetje për familjen e aktivistit konservator Charlie Kirk, i cili u vra së fundi.

Para se të nisnin këngën Fix You, Martin u lut për zemërgjësinë e njerëzve: “Le të ngremë duart dhe të dërgojmë dashuri kudo që dëshironi… Mund t’ia dërgoni motrës, vëllait, dikujt që po kalon kohë të vështirë… Familjes së Charlie Kirk, apo kujtdo që po përballet me dhimbje”, shkruan DailyMail.

Ai theksoi se dashuria nuk duhet të kufizohet vetëm atyre me të cilët jemi dakord ose që ndajmë bindjet: “Mund t’ia dërgoni edhe njerëzve me të cilët nuk pajtoheni”.

Gjatë fjalimit ai përmendi edhe vende që po përballen me konflikte, duke përfshirë Lindjen e Mesme, Ukrainën dhe Rusi, si dhe viktimat në situata të vështira.

Reagimet ishin të përziera: disa pjesë të publikut brohoritën në mbështetje, ndërsa të tjerë ishin disi të rezervuar, duke reflektuar ndarjet politike që po dominojnë debatet publike.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lladrovci une angazhohem per drenasin kampion 68c6cd70bd733
Lajmi i mëparshëm

Lladrovci: Unë angazhohem për Drenasin kampion

drejtori i qmk se muhamed ali shtrihet ne spital 68c6d2b8356ae
Lajmi i radhës

Drejtori i QMK-së, Muhamed Ali shtrihet në spital

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë