cndodhi ne miss universe ne tajlande perfaqesuesja e shqiperise nuk shfaqet ne finale 6920e511788e7

Ç’ndodhi në Miss Universe në Tajlandë? Përfaqësuesja e Shqipërisë nuk shfaqet në finale

November 22, 2025
1 minut lexim

Finalja e Miss Universe 2025 solli një situatë të paprecedentë për Shqipërinë: përfaqësuesja zyrtare, Flavia Harizaj (Miss Universe Albania), nuk u shfaq aspak në skenë, duke lënë vendin pa asnjë prezencë në garën më të madhe të bukurisë në botë. Mungesa e saj, pa asnjë njoftim paraprak apo shpjegim publik, u komentua gjerësisht si veprim joprofesional dhe ngriti shumë pikëpyetje mbi atë që kishte ndodhur në prapaskenë.

Vetëm pasi rrjetet sociale “u ndezën” me kritika dhe dyshime, Flavia reagoi me dy postime të gjata në Instagram Story, ku tentoi të qartësonte vendimin e saj dhe arsyet pse zgjodhi të tërhiqej.

Në mesazhin e parë, ajo thekson se, pavarësisht çdo titulli apo skene, realiteti i jetës së saj private është shumë më i çmuar. Ajo flet për një jetë të qetë, të mbushur me njerëz që e duan sinqerisht, me momente të thjeshta që i japin lumturi dhe me një paqe që sipas saj nuk ia jep asnjë skenë botërore.

Në postimin e dytë, Harizaj bën një sqarim më të drejtpërdrejtë për procesin e Miss Universe, duke thënë se çdo hap që ka bërë ka qenë vendim personal dhe se askush tjetër nuk ka marrë vendime në emrin e saj. Ajo nënvizon se e gjithë përgatitja dhe presioni i garës i kanë rënë mbi supe, duke theksuar se në situata të tilla duhet të ekzistojë një ekip profesionist dhe një strukturë mbështetëse.

Image

Instagram/Flavia Harizaj (Miss Universe Albania)

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

putin per planin me 28 pika nga shba baze per zgjidhje perfundimtare sjell paqen 6920e302aabfe
Lajmi i mëparshëm

Putin për planin me 28 pika nga SHBA: Bazë për zgjidhje përfundimtare, sjell paqen

shehaj zbulon perplasjen spak ka ne shenjester edi ramen dy rastet e forta kur kryeministri kercenoi prokurorine e posacme 6920f7b5c7496
Lajmi i radhës

Shehaj zbulon përplasjen: SPAK ka në shënjestër Edi Ramën! Dy rastet e forta kur kryeministri kërcënoi Prokurorinë e Posaçme

Të fundit nga

ShkoLartë