cmontohet grupi kriminal ne tirane i forti i yzberishtit i denuar per vrasje dhe tre te tjere do shisnin kallashnikove ne fresk dhe tufine 6970bb870e787

“Çmontohet” grupi kriminal në Tiranë/ “I forti” i Yzberishtit i dënuar për vrasje dhe tre të tjerë do shisnin kallashnikovë në Fresk dhe Tufinë

January 21, 2026
1 minut lexim

Një grup kriminal që shiste armë zjarri është goditur nga policia e kryeqytetit. Tre anëtarë të grupit janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Artur Brahimaj, Ilir Zyberi dhe Artur Rushiti janë arrestuar si anëtarë të grupit të trafikut të armëve, ndërsa policia ka sekuestruar 5 armë zjarri dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tufinë dhe në Fresk.

Njëri prej tyre, Ilir Zyberi, i njohur edhe si “i forti” i Yzberishtit, është dënuar më parë për vrasje.

“Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë 3 muajve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, është organizuar në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë dhe është finalizuar operacioni i koduar “Anëtarët”.

Në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit:
-I. Z., 55 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje;
-A. B., 63 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe për mashtrim;
A. R., 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje të rëndë me dashje.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. S., 28 vjeç.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në Tufinë, shtetasit A. B dhe I. Z., në tentativë për të shitur 2 armë zjarri kallashnikov.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas ishin pjesëtarë të një grupi që shiste armë zjarri në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në Tufinë dhe në Fresk.

Vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në grup.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

largohet pas 12 vitesh nga barcelona 6970bad41b098
Lajmi i mëparshëm

Largohet pas 12 vitesh nga Barcelona

citroen i elektrik c3 ne gjermani tani kushton vetem 7990 euro si eshte e mundur kjo 6970bbb306d32
Lajmi i radhës

Citroën-i elektrik C3 në Gjermani tani kushton vetëm 7,990 euro – si është e mundur kjo?

Të fundit nga

Blerina Gjylameti, në krye të AKU

Blerina Gjylameti është emëruar në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU). Ish-deputetja e Partisë Socialiste zëvendëson në këtë post Manush Kullollin. Gjylameti ka qenë deputete e Partisë Socialiste në Kuvendin e
ShkoLartë