cmimi i drurit per ngrohje cdo vit shenon rritje 68e2733508126

Çmimi i drurit për ngrohje çdo vit shënon rritje

October 5, 2025
1 minut lexim

Çmimi i druve për ngrohje këtë vit ka arritur deri në 4.800 denarë për metër kub me transport të përfshirë, që paraqet rritje krahasuar me çmimin e vitit të kaluar, kur drutë shiteshin nga 4.000 deri në 4.500 denarë. Pronaret e depove thonë se kërkesa vazhdimisht rritet, sidomos në prag të sezonit të ngrohjes. Përveç kësaj, ata përballen edhe me mungesë të fuqisë punëtore, pasi, siç thonë, rrallëkush dëshiron ta bëjë këtë punë të rëndë fizike. Naim Alija, pronar i një depoje, për Alsat thotë se kjo është një nga sezonet më të vështira, pasi rezervat vendore janë të kufizuara, ndërsa shpenzimet për transport dhe import kontribuojnë në rritjen e çmimit.

„Këtë vit nuk kemi ah, zakonisht kemi më shumë dushk. Çdo vit kemi pasur, por këtë vit po sjellim nga jashtë, nga Serbia. Sipas analizave tona, çdo vit na rritet kërkesa – edhe ata që kanë kondicionerë, pasi e kanë provuar, përsëri po kthehen tek drutë, sepse ngrohja me dru është më e shëndetshme dhe më efikase“, tha Naim Alija – pronar i depos së druve .

Ndërsa një pjesë e qytetarëve thonë se ende ngrohen me dru, shumë të tjerë po heqin dorë nga drutë dhe po kalojnë te kondicionerët dhe peletet, pasi, siç thonë ata, ngrohja është më ekonomike.

Anketë me qytetar

“Druri për ngrohje është shtrenjtë, duhen 4 – 5 metra kub. Kështu e kalojmë ditën.”

“Për momentin, më ekonomike është të ngrohesh me kondicioner.”

“Me peletë.”

Për një sezon, një familje harxhon rreth gjashtë metra kub dru.

Më shumë se gjysma e amvisërive në vend ngrohen me dru, tregojnë të dhënat nga regjistrimi i fundit. Prej rreth 600 mijë amvisërive, madje 312 mijë përdorin dru për ngrohje, prej të cilave pothuajse 150 mijë janë në mjedise urbane.

Drutë mbeten burimi më i përdorur i ngrohjes – veçanërisht në mjediset urbane dhe në Shkup, ku rreth 55.000 amvisëri ende ngrohen me dru. Ndërkohë ngrohja qendrore është në dispozicion vetëm për një pjesë të popullsisë. Përkatësisht 21 për qind apo rreth 125.700 amvisëri, janë të kyçura në sistemet e ngrohjes me radiatorë./Alsat.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shporta konsumatore 1000 euro qytetaret si perballojne cmimet ne treg 68e2729566737
Lajmi i mëparshëm

Shporta konsumatore 1000 euro, qytetarët s’i përballojnë çmimet në treg

atentati me tritol ne sarande ndaj isuf jacajt flasin banoret e zones e degjova shperthimin u trembem nga 68e2749c56a80
Lajmi i radhës

Atentati me tritol në Sarandë ndaj Isuf Jaçajt, flasin banorët e zonës: E dëgjova shpërthimin, u trembëm nga…

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë