cmimet ne treg jane te larta qytetaret para festave cmimet rriten me shume 695d3a798a679

Çmimet në treg janë të larta, qytetarët: Para festave, çmimet rriten më shumë

January 6, 2026
min lexim

Shkup, 6 janar – Gjatë festave të fundvitit, konkretisht edhe pas vitit të ri, edhe kësaj radhe çmimet në treg kanë pësuar ngritje, ankohen qytetarët. Disa prej tyre thonë se për shkak të inflacionit dhe çmimeve që nuk janë konstante, vështirë se mund të organizojnë ndeja në ditët e para të vitit.

Ata apelojnë që krahas çmimeve, të rriten edhe të ardhurat familjare, në mënyrë që shporta konsumatore të balancohet me mundësitë financiare mujore.

“Katastrofë të larta, por, sipas standardit, patjetër duhet të ulen se rrogat janë të ulëta. Disa janë me ndihmë sociale, aty është problemi, punë nuk ka, por për festa çmimet janë më të larta.”, – tha një qytetar.

“Sa të duash, varet cilat festa, por gjithmonë i kanë çmimet e larta. Deri më datë 20 kalojmë disi, pastaj shëndosh.”, – tha një qytetar tjetër.

“Shtrenjtë janë, sidomos për festa edhe më shumë rriten çmimet në treg dhe në markete.”, – u shpreh një qytetar.

“Duhet t’i ulin çmimet. Nëse nuk i ulin, atëherë duhet t’i rrisin rrogat. Edhe ne duhet të jetojmë një jetë normale, jo vetëm funksionarët që i kanë pagat e larta.” – u shpreh një qytetar tjetër.

“Çmimet duhet të ulen kundër situatës që janë të larta. Patjetër duhet të hamë, por normalisht të gjitha ushqimet i kanë çmimet e larta.”, – tha një qytetar.

Edhe shitësit, nga ana tjetër, thonë se nuk kanë punë mjaftueshëm në treg, megjithatë për shkak të festave, frekuentimi i qytetarëve është më i madh  ditëve të fundit.

“Po këto dy-tre ditë kanë blerë më shumë, por më shumë se tre ditë nuk ka punë, djathi është 360 denarë – 400 denarë, djathi i dhenve 500 denarë, kaçkavalli është 500-550 denarë, i dhenve 600 denarë.”, – tha një shitës.

“Nuk ka shitje, me një rrogë çfarë të bëjmë, domate apo speca, hudhra, ç’të marrin më parë. Jo, nuk i kemi rritur çmimet për festa.”, – tha një shitës tjetër.

Ndërkohë autoritetet vazhdimisht kanë paralajmëruar që do të dënohet rrjeti tregtar dhe shitësit që rrisin çmimet pa kontroll. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

FB IMG 1767716798840
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Arsimi mbetet prioritet i Komunës së Çairit, thellohet bashkëpunimi me sindikatat

me 12 janar temperaturat zbresin ne minus 9 grade 695d3bd101e10
Lajmi i radhës

Më 12 janar temperaturat zbresin në minus 9 gradë

Të fundit nga

ShkoLartë